Pompeo kërkon dialog mes Greqisë e Turqisë, vizitë në bazën amerikane në Kretë

Pompeo kërkon dialog mes Greqisë e Turqisë, vizitë në

Nga Kreta ku vizitoi bazën e re amerikane në Mesdhe, sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo i bëri thirrje Greqisë dhe Turqisë të ulen në dialog. Ndërkohë fajin për destabilizimin e rajonit ai ia hodhi Moskës dhe Pekinit. Sekretari Pompeo, po zhvillon një turne evropian që përfshin ndalesa edhe në Itali e Kroaci.

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, mbështeti të martën bisedimet midis Greqisë dhe Turqisë për zgjidhjen e tensioneve në Mesdheun Lindor ndërsa njoftoi për një prani të zgjeruar ushtarake të SHBA-së në rajon.

Greqia dhe Turqia, të dy anëtare të NATO-s, kanë kaluar disa javë në mosmarrëveshje pasi Ankaraja dërgoi anije për kërkimin e naftës dhe gazit në rajon.

"Ne mbështesim fuqishëm dialogun midis aleatëve të NATO-s, Greqisë dhe Turqisë dhe i nxisim të rinisin diskutimin e këtyre çështjeve sa më shpejt të jetë e mundur", - tha Pompeo, pasi vizitoi një bazë të NATO-s në ishullin grek të Kretës.

Baza më e re e marinës amerikane, është struktura kryesore detare e SHBA-së në Mesdheun Lindor.

Sekretari Pompeo, ndodhet në një turne europian që përfshin ndalesa edhe në Itali e Kroaci.

Ai ka akuzuar Rusinë se po përpiqet të "destabilizojë rajonin, veçanërisht Libinë" dhe për "dezinformimin për pandeminë e koronavirusit".

Ai gjithashtu sulmoi Kinën, duke argumentuar se ajo "përpiqet të përdorë fuqinë ekonomike në rajon për të fituar pozicion strategjik mbi demokracitë evropiane".

Greqia dhe Turqia, kanë rënë dakord të vazhdojnë bisedimet e ndërprera në vitin 2016, për të gjetur "zgjidhje për mosmarrëveshjet” e tyre mbi territorin dhe të drejtat e kërkimit të hidrokarbureve. Leftion Peristeri

Bota Lajme Greqi turqi pompeo vizite baza amerikane krete

EMISIONET