Zjarri në Shkodër/ Berisha: Krim shtetëror! Mafia e pushtet- banda dogji tregun për ndërtim të pallateve

Zjarri në Shkodër/ Berisha: Krim shtetëror! Mafia e pushtet-

Lideri i opozitës, Sali Berisha, ka parë përtej zjarrit që rrafshoi tregun e rrobave të përdorura në Shkodër, i cili shtrihet në një sipërfaqe të konsiderueshme dhe përtej tymit të zi që mbuloi qytetin pasditen e sotme.

“Mafia e pushtet- banda në Shkodër djeg tregun dhe banesat për ndërtim të pallateve! Krim shtetëror mafioz”, ishte konkluzioni në të cilin doli Berisha duke publikuar pamjet.

Zjarri ra rreth orës 18:55 në lagjen “Ndoc Mazi”, në një treg me rroba të përdorura dhe zjarrfikësit së bashku me policinë menjëherë kanë shkuar në vendngjarje. 

Shërbimet e Policisë njoftuan se  po bënin evakuimin e banorëve nga banesat që rrezikoheshin nga zjarri ndërkohë që zjarrfikësit punonin për shuarjen e tij. Një grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë u njoftua se ka nisur punën për zbardhjen e  shkakut të rënies së zjarrit.

 

EMISIONET