Zhulali: Protokolli i rezervuar nga Rama për ministrin e Jashtëm britanik, Cameron është i pazakontë
Diplomatja, Ilda Zhulali e ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se protokolli që ishte rezervuar për vizitën e Cameron në Shqipëri nga kryeministri Rama është i pazakontë.
Zhulali: Cameron ka qenë kryeministër i Anglisë por sot është ministër i jashtëm.
Ju e shikoni se që nga protokolli që ka rezervuar kryeministri i Shqipërisë për minsitrin e Jashtëm është i pazakontë sepse i ka vendosur banderolën tek Universiteti, ka mbushur gjithë qytetin me flamuj.
Përgjithësisht për ministrant e Jashtëm nuk ka këtë protokoll.
Ky protokoll rezervohet për nivel presidentësh ose kryeministrash.
Pra për nivelet më të larta.
Që këtu ka dicka që Rama e ka të domosdoshme dhe të nevojshme që të tërheqë vëmendjen sa më të madhe të publikut shqiptar