Zgjedhjet për PE-në, Meta: Vlerësoj fitoren e Partisë Popullore. E majta ka shkarë prej kohësh

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka komentuar edhe zgjedhjet për Parlametin Evropian, ku vlerësoi fitoren e Partisë Popullore, si një triumf i vlerave të familjes, që sipas është edhe prioritet  i PL.

Ai shtoi se forcat e majta dështuan, pasi sipas tij ata kanë shkarë prej kohësh nga problemet reale të Evropës.

Meta: Dua të vlerësoj fitoren e Partise Popullore Evropiane, si një triumf të vlerave të familjes, mbrojtja e të cilave është prioritet edhe për PL.

Dua të theksoj se dështimi i shumë forcave të majta, vjen për arsye se ata kanë shkarë prej kohësh nga problemet reale të Evropës, në tema periferike por edhe të rrezikshme që cënojnë integritetin e shoqërisë dhe duke e ekspozuar ndaj rreziqeve të jashtme.

EMISIONET