Zgjedhjet parlamentare të 11 Majit/ Berisha: PD do të krijojë koalicionin më të gjerë që ka njohur Shqipëria
Sali Berisha paralajmëroi se Partia Demokratike do të krijojë koalicionin më të gjërë që ka njohur Shqipëria përballë Partisë Socialiste në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit.
“Me Partinë e Lirisë dhe me partitë e tjera ne shkojmë sigurtë drejt fitores. Është rradha jonë.”
Aleancën parazgjedhore të Opozitës, kryedemokrati e konfimoi nga Pogradeci, ku në takime prezantoi bazat e programit , me premtime për uljen e cmimit të energjisë, naftës dhe politika të tjera ekonomike.
“Do vendosim çmimin 7 lekë për kilovat. Nuk do mund të ketë çmim nafte në token e Shqipërisë plus-minus 10% çmimin e naftës në Maqedoni ose Kosovë.”
Risolli edhe njëherë në vëmendje përcaktimin e minimumit jetik 200 euro, si edhe vendosjen e rrugës minimale prej 500 eurosh
“Do ulim taksat. Do I ndihmojmë në të gjitha mënyrat, por nuk do pranojmë kurrë që ti paguajmë nën 500 euro shqiptarët.
Në një takim me urbanistë e aktivistë, kryedemokrati hodhi akuza vecanërisht ndaj deputetit Fatmir Xhafaj, se qëndron pas një kullave që sipas tij do të shkatërrojnë trashëgimninë natyrore
“Ka lidhje me klanin e drogës Fatmir Xhafaj, Fatzi Xhafaj.”
I pyetur për vendimin e SPAK për vëllain e kryeministrit për dosjen Xibraka dha këtë përgjigje
“Tani nuk kemi vetëm Olsin, por kemi dhe Dumanin anëtar të bandës së Xibrakës.
Një reagim e kishte edhe konfliktin ligjore mes vajzës së tij dhe gjyqtares Irena Gjoka që I caktoi masën arrest në shtëpi.
“Përpiqen të përdorin poste, detyra, për të mbrojtur një delikuente…”