Zgjedhjet 2025/ Ja përballjet PD-PS për çdo qark, drejtuesit e Berishës përballë atyre të Ramës

PS dhe PD tashmë kanë hedhur në skakierën politike emrat që do të drejtojnë fushatën elektorale. Ndërsa opozita do të koordinohet me Flamur Nokën dhe Edi Palokën, PS do të ketë në organizim Damian Gjiknurin dhe Blendi Klosin.

Por ndërsa demokratët do të futen në primare për të zgjedhur kush do jenë kandidat dhe kush në listën e sigurt, Rama e ka bërë më të qartë.

Për shkak të pozicionit, vetëm Klosi dhe Balla e kanë mandatin e sigurt.

Në Tiranë PS do të ketë tre drejtues që Rama e ndan mes Elisa Spiropalit, Erion Veliajt dhe Ogerta Manastirliu.

Ndërsa demokratët do të drejtohen nga Belind Këlliçi që po ashtu do të ketë dhe drejtues të degëve.

Në Durrës përballja do të jetë mes kryetares së bashkisë Emiriana Sako dhe Oerd Bylykbashit.

Në Shkodër kreu i bashkisë Benet Beci  do të ketë përball Luçiano Boçin.

Ministri i drejtësisë Ulsi Manja do drejtojë socialistët në Lezhë aty ku PD ka vendosur Agron Gjermarkajn.

Pandeli Majkon, Rama e deklaroi drejtues qarku në Kukës aty ku opozita ka nisur punën me Flamur Hoxhën.

Elbasanin që më parë e mbante Balla e Gjiknuri tashmë do ta drejtojë ministri Arbian Mazniku ku kundërshtar ka Ervin Salianjin.

Kalimi i taulant ballës në menaxhimin e votës së diasporës ka zhvendosur Belinda ballukun drejtuese fushate në fier aty ku PD vendosi  Gazmend Bardhin.

Në Korçë socialistët kanë Niko Peleshin ndërsa selia blu Ivi Kaso, ndërsa në Gjirokastër Mirela Kumbaro sfidohet nga Tritan Shehu.

Kryebashkiaku i beratit Ervin Demo do drejtojë qytetin e tij ku sërish selia blu vendos Eno Bozdon

Garën në Vlore do ta kenë në dore Bledi Çuçi për PS dhe Bujar Leskaj nga PD ndërsa në Dibër Blendi Gonxhe ka Xhelal Mziun.

Nga ana tjetër e djathta ende nuk ka të përcaktuar se kush do të menaxhojë diasporën.

EMISIONET