Zbardhen debatet me dyer të mbyllura në PD/ Berisha: Ia dolën me sukses. Murrizi: Primaret të jenë të hapura! Leskaj: Të votohen edhe drejtuesit në degë
Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike i thirrur nga kryetari Sali Berisha po diskuton mbi procesin e primareve për përzgjedhjen kandidatëve që do të jenë në listat e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
Gazetari Isa Myzyraj ka zbardhur disa prej debateve në mbledhjen me dyer të mbyllura për mediat që po zhvillohet prej më shumë se 1 ore në selinë blu.
Kryetari i PD-së, Sali Berisha:
Kemi kaluar nje kalvar, por ja dolem me sukses te plote.
Nga nje parti qe bënë gjithçka per te na asgjesur, jemi sot nje parti qe do te fitojme zgjedhjet.
Vitet e shkuara ishin traumatike.
U perballem me egersine e Kim , dhe perfaqesine e Soros ne menyre te pashembullt.
Ne jemi pro amerikane, keshtu u themeluam.
Në gjithe kete proces nje qellim kishte, që te na mbanin te ndarë.
Na morren flamurin, logon, nuk regjistruan emrin e Kryetarit të Partisë Demokratike ne fleten e votimit.
Por ne arritem te bashkoheshim.
Kishim problem ne grupin parlamentar por ky bashkim u be ne beteje.
Deputetet u bashkuan ne mosbindje civile ne kuvend nga më te fuqishmet.
Kuvendi per shume kohe ishte epiqendra e aksionit tone.
45 vete ishim por e mbajtem peshen e qendreses dhe te rezistences.
Arrestuan Kryetarin e PD-së
Nuk e arrestuan më parë se grupi parlamentar ishte i përçarë.
Nuk pranova ndryshimin e emrin e Partise kur nuk na jepnin flamurin dhe siglen tone.
Bashkimi yne tmerroi qeverine.
Ky bashkim eshte shume i rendesishem, eshte shume i sinqertë.
Une jam i drejtë ne ju.
Bashkimi ishte marreveshnmje xhentelmenesh e cila nga Sali Berisha nuk thyhet kurrë.
Për këtë arsye kur caktuam drejtuesit e qarqeve sipas nje tradite 25 vjeçare të PD, caktuam si Belind Kelliçin ashtu edhe Gjekmarkajn, Boçin, bardhin etj.
Besoj se kjo ishte e drejtë. Kjo perfaqësonte bashkimin tonë.
Primaret thote statuti, por Kryetaret e qarqeve jam perpjek ti perzgjedh persona te votuar, me eksperience elektorale dhe aktivitet publik.
I kam caktuar te barabarte.
Nuk kane kerkuar asnje kusht kur u bë bashkimi.
Nuk mund të pranoj që ata te mos jene Kryetarë qarku.
Ju ftoj ta miratoni këtë edhe pse ka nje devim nga Statuti.
Sekretari i Përgjithshëm PD Flamur Noka:
Kemi vendosur ne Kryesi t'i paraqisim Keshillit Kombetar rregulloren.
Primaret nuk do të zhvillohen ne nivel dege, por qarku.
U shqyrtuan te gjitha obsionet, por përzgjodhem ate ne perputhje me sistemin zgjedhor.
Primaret nuk do të jene skualifikuese , apo votë negative.
Kjo vote nuk do të egzistoje.
Primaret do te jene kualifikuese. Do të vendoset një prag per çdo qark ne baze te numrit te anetareve te Partise, te votave qe jane marre ne zgjedhjet e fundit parlamentare si edhe te zgjedhjeve te brendshme ne Parti.
Nuk do te jete vetem vota e primareve percaktuse. Forumet do te analizojne angazhimin e secilit kandidat, sikunder kontributin per voten e diaspores per te siguruar 300 vota te shqiptareve qe jetojne dhe punojnë jashtë vendit.
Noka ju referua kritereve qe duhet te plotesoje çdo aspirant për kandidat, duke theksuar respektimin e kodit te etikës.
Një anëtar i Partise ka të drejtë të votojë vetem nje kandidat.
Në 1 Mars data e zhvillimit të primareve.
Myslym Murrizi:
Jam dakord me statutin per primaret, por duhet te jenë të hapura.
Perderisa drejtuesit e degeve japin doreheqjen , pse ndryshe do te duhet të ndodh per drejtuesit politik?
Askush s'mund te na ndaje, në disa politikanë inferior e disa superior.
Bejini kombetare primaret, eshte vrastare kjo formule. Aq me teper me nje vote.
Mos keni frike nga lobimi i brendshëm.
Une do hyj ne primaret e Tiranës dhe dua te jem ne lista te hapura. Duhet te shihni dhe koalicionet. Ku eshte sot Shpetim Idrizi? Duhet te kete kujdes perzgjedhja e aleateve.
Bujar Leskaj, drejtuesi politik i Vlores:
Duhet te votohen edhe drejtuesit politik. Ose t'i kalojne votimit ne qark. Kryetaret e degeve nuk duhet te jepnin doreheqje pasi ata jane zgjedhur me vote.
Nuk jam dakord me daten 1 Mars per mbajtjen e primareve. Kjo pasi kete kohe deri ne 4 Mars jemi te angazhuar me voten e Diasporës.