“Çyryk, buf, kënetë” Gjonaj: Rama në fushatë flet edhe për programin, sidomos anëtarësimin në BE
Në “Drejt” nga Luan Rama, kandidatja për deputete me PS-në, Etilda Gjonaj tha se Rama në çdo takim, edhe në takimet live, ka zgjedhur të flasë për elementë të caktuar të programit.
Gjonaj: Gjithë simbolika është thjeshtë një simbolikë. Rama në çdo takim, edhe në takimet live, ka zgjedhur të flasë për elementë të caktuar të programit. Sot foli për një program që quhet “paqja fiskale” për gjobat e vonuar në vite. Ka folur edhe për pensionet.
Kryefjala për ne është anëtarësimi në BE. Jam marrë me procesin e integrimit në BE. Nëse thua se Shqipëria do të bëhet pjesë e Be-së, sigurisht që ke caktuar detyrat kryesore që ke për të arritur standardet në vend në shumë sektorë.