Xhixho: Vetëm duke garantuar kushte pune dhe paga dinjitoze, mund t’i mbajmë mjekët e rinj në Shqipëri

Xhixho: Vetëm duke garantuar kushte pune dhe paga dinjitoze, mund t’i

Nënkryetarja e PL-së, Erisa Xhixho përmes një postimi në rrjetet sociale u shpreh se dje u zhvillua seanca dëgjimore me studentë të Universitetit të Mjekësisë me Klubin Parlamentar për të Rinjtë dhe Ministrinë e Arsimit dhe Shëndetësisë.

Xhixho në postimin e saj shkruan se vetëm duke garantuar kushte pune, paga dinjitoze dhe trajtim të barabartë, mund t’i mbajmë mjekët e rinj në Shqipëri.

Postimi i Xhixhos:

Dje zhvilluam seancën dëgjimore me studentë të Universitetit të Mjekësisë me Klubin Parlamentar për të Rinjtë dhe Ministrinë e Arsimit dhe Shëndetësisë.

Në cilësinë e kryetares së këtij klubi, pranova më kënaqësi kërkesën e tyre për të diskutuar mbi sistemin arsimor dhe atë shëndetësor si dhe për punën e detyruar për studentët e mjekësisë.

E konsideroj të domosdoshme që zëri i tyre të dëgjohet dhe ata të bëhen palë në çdo diskutim që lidhet me problemet e tyre.
Largimi i bluzave të bardha nuk mund të pengohet me ligjet dhe kufizimet që vendos qeveria.

Vetëm duke garantuar kushte pune, paga dinjitoze dhe trajtim të barabartë, mund t’i mbajmë mjekët e rinj në Shqipëri.

Kemi një ligj të hedhur nga qeveria për konsultim publik dhe jemi në momentin e duhur për të zhvilluar këtë dëgjesë. Studentët kanë kërkuar gjithëpërfshirje në këtë proces.

Qëllimi i ligjit “Për Trajtimin e Veçantë të Studentëve që ndjekin programin e integruar të studimit të ciklit të dytë Mjekësi e Përgjithshme në institucionet publike të arsimit të lartë”, siç e thanë vetë studentët, duhet të jetë motivimi për vendin e punës dhe jo detyrimi me pengmarrje diplome.

Ata duhen dëgjuar dhe përfshirë, jo injoruar dhe përbuzur. Çdo vendim i marrë pa konsensusin e tyre është arbitrar dhe në dëm të shoqërisë nesër!

EMISIONET