Xhixho: Ja shifrat që provojnë mashtrimin e madh të qeverisë “Rama” për “shëndetësinë falas”

Xhixho: Ja shifrat që provojnë mashtrimin e madh të qeverisë

Deputetja dhe njëherësh edhe zëvendëspresidentja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, thekson se Shqipëria ka shpenzimet shëndetësore më të ulëta për frymë në rajon dhe Europë.

Sipas saj, shpenzimet për frymë për shëndetësinë në Shqipëri janë vetëm 820 euro në vit, gati 5 herë më të ulëta se mesatarja e BE-së prej 3 533 euro.

REAGIMI I ERISA XHIXHOS

Shqipëria ka shpenzimet shëndetësore më të ulëta për frymë në rajon dhe Europë. Shpenzimet për frymë për shëndetësinë në Shqipëri janë vetëm 820 euro në vit, gati 5 herë më të ulëta se mesatarja e BE-së prej 3 533 euro.

Në raportin e fundit, OECD konstaton:

● Mali i Zi shpenzon 1 593 euro për frymë në vit

● Serbia shpenzon 1 517 euro për frymë në vit

● Maqedonia e Veriut shpenzon 1 142 euro për frymë në vit

● Bosnjë-Hercegovina shpenzon 1 072 euro për frymë në vit

● Turqia shpenzon 1.000 euro për frymë në vit

Këto janë shifrat që provojnë mashtrimin e madh të qeverisë Rama për shëndetësinë falas! Kjo është shëndetësia e shqiptarëve të varfër që i paguajnë nga xhepi 60% të shpenzimeve shëndetësore.

Ky është premtimi i pa mbajtur i qeverisë Rama për buxhetin e shëndetësisë sa 5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, që në 12 vite nuk i kaloi 2.9%.

Shëndetësia dhe arsimi janë dy shërbimet bazë për një shoqëri që kërkon të ecë përpara. Qeveria e Edi Ramës ka mashtruar për të dyja! Ndryshimi i madh për shqiptarët që e kanë humbur shpresën do të vijë me votë!

Partia e Lirisë ka një strategji të qartë për rikthimin e shërbimeve shëndetësore te qytetarët:

● Ne do të rritim shpenzimet për shëndetësinë në mesataren e rajonit në nivelin 6% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

● Të dyfishojmë pagat e mjekëve dhe infermierëve duke i dhënë fund largimit dramatik të tyre nga vendi.

● Të sigurojmë pasurimin e tregut të barnave me shumë më tepër ilaçe se sa aktualisht, si dhe do t'i jepet goditje asgjësuese kontrabandës, duke krijuar të gjithë premisat për rikthimin e kompanive farmaceutike prestigjioze brand-name në Shqipëri.

● Do të konsolidojmë Sistemin e Referimit për t'i dhënë fund kaosit, radhëve shumë të gjata dhe pritjes me muaj të tërë i pacientëve si dhe korrupsionit që gjeneron ky kaos.

● Do të bllokojmë të gjitha koncesionet korruptive në shëndetësi, që rrëmbejnë taksat e shqiptarëve.

● Do të hartojë Plan-Veprimeve Kombëtare për parandalimin dhe trajtimin e sëmundjeve me vdekshmëri të lartë, sëmundjet e zemrës dhe tumorët, të shoqëruara me Plan-Financimin e çdo etape.

● Do të decentralizojë kompetencat e Ministrisë së Shëndetësisë për të ofruar shërbimin sa më pranë banesës të qytetarëve dhe për të fuqizuar sistemin shëndetësor në të gjithë territorin.

EMISIONET