''Xhaçka'' në Venecia/ Caushaj: Thjesht teatër, qeveria abuzon në parlament me pushtetin që ka

Gazetarja, Rezarta Caushaj e ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se dërgimi i mandatit të deputetes së PS-së, Olta Xhaçka në komision e Venecias është thjesht një teatër sepse qeveria nuk do që të zbulohet që parlamenti është i dominuar nga qeveria e cila abuzon me pushtetin që ka.

Caushaj: Kemi të bëjmë me dy situata ta cilat në specifikën e tyre të dyja kanë një qëllim të përbashkët që është vrasja ose zhvlerësimi i Gjykatës Kushtetuese.

Gjykata Kushtetuese është organi i vetëm që ka tagrin për interpretimin final të Kushtetutës.

Pra supozohet që nuk ka asgjë që mund të riinterpretojë vendimin e saj, ajo ka fuqinë e ligjit dhe edhe parlamenti e ka të detyrueshëm ta zbatojë.

Tani kush është Komisioni i Venecias?

Është një organ që jep një opinion i cili nuk është i detyrueshëm për askënd, nuk ka fuqinë e ligjit dhe nëse askush nuk e merr parasysh asgjë nuk ndodh.

Është e paarsyeshme që një parlament të dërgojë një kërkesë të tillë.

Kjo është thejsht një teatër.

Një teatër sepse qeveria nuk do që të zbulohet që faktikisht këtu kemi të bëjmë me një parlament që është i dominuar nga qeveria dhe që e abuzon pushtetin e vet që ka.

EMISIONET