Vota e Diasporës/ Boçi: Ka emigrantë me karta e pasaporta të skaduara, kemi propozuar modelin francez
Nënkryetari i PD-së, Luciano Boçi në një intervistë në Ora Neës u shpreh se ka emigrant me kartë apo pasaportë të skaduar që duan të votojnë dhe se PD ka propozuar modelin francez për dokumentet e identifikimit të skaduara.
Boçi: Është përcaktim statutor edhe duke respektuar statutin e partisë dhe kryetari i partisë ka zgjedhur këtë qëndrim krahas forumeve të tjera të partisë.
Por këtu nuk ka shumë debate për tu bërë pasi një gjë e tillë janë votuar në kuvendin kombëtar të PD dhe primaret janë një element i demokracisë së brendshme të PD ku janë demokratët ata që vendosin përfaqësuesit.
Ka dy kategori. Kategoria e atyre emigrantëve që I ka skaduar dokumenti i identifikimit shqiptar, karta e identitetit ose pasaporta.
Por ka edhe emigrant që posedojnë sot një pasaportë të një vendi të caktuar por nuk kanë një kartë identiteti apo pasaportë shqiptare dhe këto janë një pjesë e madhe dhe që kërkon të jetë pjesëëmarrëse në votime dhe ligjërisht e moralisht e politkisht i takon kësaj pjese dhe duhen gjetur këto modalitete korrekte që ti sigurohet votimi.
Jo nuk shohim vullnet nga PS.
Kemi kërkuar që më herët që të përdorej modeli francez për kartat e skaduara apo pasaportat e skaduara.
Sipas këtij modeli një votues mund të votojë edhe nëse ai ka një dokument identifikimi në 5 vite distancë kohore të skaduar brenda një 5 vjeçari. Por ky model nuk është pranuar