Vokshi: PS po bllokon komisionin hetimor për koncesionet në Shëndetësi

Vokshi: PS po bllokon komisionin hetimor për koncesionet në

Kryetarja e Komisionit  Hetimor për koncesionet në Shëndetësi, Albana Vokshi u shpreh sot se Partia Socialsite dhe Kryeministri Edi Rama po bllokojnë qëllimisht hetimin parlamentar për koncesionet në Shëndetësi

Vokshi akuzoi mazhorancën se po bllokon hetimin për dy koncesionet në shëndetësi, për të fshehur vjedhjen e qindra miliona eurove, duke iu referuar largimit nga mbledhja pas debateve të përfaqësuesve të PS një ditë më parë.

“Mazhoranca bojkoton me qëllimin e vetëm pengimin e hetimeve të dy koncesioneve abuzive dhe kjo është mazhoranca e PS dhe e Edi Ramës”, tha Vokshi në një deklaratë nga Kryesia e Kuvendit. Vokshi solli në vëmendje, pamjet filmike  të debateve në komision, duke akuzuar socialistët se intimiduan dëshmitarët.

Vokshi  theksoi se dëshmitë e para vërtetojnë se dy koncesionet e “Check up” dhe të Sterilizimit nuk kanë qenë efikasë, pavarësisht se për to janë paguar miliona euro nga buxheti i shtetit.

EMISIONET