''Vizita e Cameron në Shqipëri, pak e çuditshme'', Manaj: Qeveria e Sunak nuk do jetë në pushtet pas 4 korrikut

Gazetari, Arben Manaj në një lidhje ‘’Skype’’ në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se vizita e Cmaeron në Shqipëri ishte pak e çuditshme dhe se qeveria e Sunak nuk do jetë më në pushtet pas 4 korrikut.

Manaj: Jemi në një situatë hipotetike.

Pasi mendoj se kjo vizitë e sotme e shkurtër e Cameron, padyshim është diktuar nga njoftimi i para dy orëve i Sunak dhe mbledhjes urgjente dhe që kërkoi që Cameron të kthehet urgjentisht, por nga ana tjetër ka edhe një element i cili nuk shkon deri diku pasi kur mendon se kryeministri britanik paradite i ka kërkuar mbretit shpërbërjen e parlamentit dhe mos ta ketë ditur Cameron është pak e pashpjegueshme.

Kështu që kjo e bën këtë vizitë pak të çuditshme, gjithsesi jemi në situatë hipotetike pasi nuk besoj se Britania pas këtij njoftimi të para dy orësh do ketë shumë mendjen tek projektet e Durrësit me Prishtinën apo projektet e tjera.

Në radhë të parë nuk besoj se kjo qeveri do jetë në pushtet pas datës 4 korrik.

EMISIONET