VIDEO/ Vokshi i kthehet biznesmenit Rrapaj: Nuk e njihnit Beqajn dhe Rrjepajn, por bënit udhëtime të përbashkëta?!
Kryetarja e komisionit hetimor për koncesionet në shëndetësi, Albana Vokshi, e vuri jo pak herë në vështirësi biznesmenin Ilir Rrapaj për njohjet e tij me ish-ministrin Ilir Beqaj.
Rrapaj tha se nuk e njihte Beqajn dhe Klodian Rrjepajn, por Vokshi i tregoi të dhënat për udhëtimet e përbashkëta.
Vokshi: Keni udhëtime të përbashkëta me shtetasit Klodjan Rjepaj dhe Ilir Beqaj dhe me shtetas të tjerë italianë? Cila ka qenë marrëdhënia sepse më parë thatë nuk i njihnit?
Rrapaj: Po ju e bëtë maratonë.
Vokshi: Se si e bëj unë pyetjen, e di unë.
Avokati: Pyetjet të mos jenë sugjestionuese. Përndryshe e këshilloj klientin të mos përgjigjet.
Vokshi: Rezulton se janë në të njëjtat udhëtime së bashku.
Avokati: A kanë qenë apo jo? Dhe nëse po në cilat pika kanë hyrë dhe dalë. Kjo nuk është pyetje sugjestionuese.
Vokshi: Rezultojnë se kanë qenë bashkë në të njëjtën vend. Pse keni qenë bashkë? A keni qenë në disa udhëtime së bashku?
Vokshi: Keni udhëtuar disa herë bashkë, madje edhe makinën shtetërore të zv.ministrit, udhëtime jashtë vendit. Pse thatë që nuk i njihni?
Rrjepaj: Ishin zyrtare. Universiteti i Peruxhias kërkoi takim me Universitetin e Kosovës. Nuk rezulton të jem i vetëm. Kam qenë në funksion të udhëtimeve zyrtare Rajoni i Umbrias është pjesë e këtij akordi kuadër, por edhe Universiteti i Peruxhas. Udhëtimi në Kosovës ka qenë i programuar për tu takuar me rektorin e universitetin e Prishtinës. Po i referohem makinës së zv.ministrit.
Ministria e Shëndetësisë u tregua xhentile dhe na dha makinën për të shkuar në Kosovë. Pasi mbaruam punë në Tiranë, profesori italian iku në Prishtinë, Mendoni se ishim keq për një taksi apo një makinë private? Ishte një akt xhentilese nga ministria që i vuri në dispozicion profesorit një makinë. Në Prishtinë u bë një takim zyrtar.
Vokshi: Nuk ka foto, nuk ka një rekord të këtij takimi?
Vokshi: Paratë e buxhetit, benzina e ministrisë u vu në dispozicion të disa italianëve për të shkuar në Kosovë.
VIDEO-DESHMIA E PLOTE E RRAPAJT NE KOMISIONIN HETIMOR