VIDEO/ “Shpërthen” Alfred Çako: Po si mund të kihet mëshirë për ndyr*sirën Erion Veliaj?! Ja çfarë i bëri Ylli Ndroqit dhe ”Ora News”-it

Në podkastin “Okult” të gazetarit Alfred Çako u diskutua gjerësisht arrestimi i kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj dhe arsyet që shkuan deri në këtë masë prokurorët e SPAK-ut.

Gjatë bashkëbisedimit me Kastriot Çipin, Çako, nuk ngurroi të rendiste krimet e Erion Veliajt dhe veçanërisht sulmin e pamëshirshëm ndaj Presidentit të “Yldon Media Group” Ylli Ndroqit dhe televizionit “Ora News”.

NDIQNI PJESË NGA DISKUTIMI NË PODCASTIN “OKULT”

Kastriot Çipi: Për Ramën mund të flisje nëpër media, por kundër qenit të sulmit jo, i kishte blerë të gjitha mediat.

Alfred Çako: Edhe Ylli Ndroqi dhe “Ora News” është një televizion që nuk umund të themi se është i opozitës, por është një televizion që problemet e mëdha në vend përpiqet t’i asqyrojë me realizëm dhe në përgjithësi “Ora News” është përpjekur gjithmonë të rrijë në opozitë gjithmonë me pushtetin lokal dhe me atë qendror.

Dhe në syrin tim, është një detyrë shumë e vlerësuar kur një media qëndron në opozitë me pushtetin. Dhe kjo jo si në qëllim në vetvete, por sikur pushteti ndër 10 punë, 9 t’i ketë bërë mirë, media duhet të tregojë atë punë që nuk është bërë mirë, sepse një media e tillë mbron interesat e publikut.

Kastriot Çipi: Ndryshe nuk është pushteti i katërt...

Alfred Çako: Dhe mua më dukej se Ylli Ndroqi pikërisht këtë e bënte me rigorozitet. Erion Veliaj dhe Edi Rama kur ishin në opozitë një nga dritaret kryesore që kishin për të shpalosur idetë e tyre ishte pikërisht “Ora News” dhe në një moment që Ylli Ndroqi filloi të kritikonte për një gjë banale punën e Erion Veliajt, ku dhe ai dilte indirekt, për një asfaltim të vogël në një rrugë diku në Tiranë për një subjekt që kishte marrë tenderin, sepse duhet kuptuar, natyrisht se Erion Veliaj fasadë ishte dhe përdorej si tabelë qitjeje, se mbrapa tij qëndronte Edi Rama, ky iu qep me bukë në torbë televizionit në fjalë dhe kjo ndodh vetëm në një shtet të kapur nga sekti Soros.

A e di ti se çfarë i kanë bërë Ylli Ndroqit apo jo? Unë kam qenë ndër të rrallët që kam bërë 2-3 emisione në mbrojtje të fjalës së lirë dhe medias së lirë dhe e kanë shkrirë Ylli Ndroqin mo, i kanë marrë dhe shtëpitë e Enver Hoxhës që i kishte nga babai; i kanë bërë auditimin e investimeve që barrën e provës e kishin këta, ku s’e di tamam, 10 vjet mbahen dokumentet, Ylli i kishte 25 vite më përpara dokumentet e këta nuk kishin dokumente nga Tatimet. Dhe i thoni na trego sa të kushtuar kjo dhe na e vërteto me dokumente në një kohë që barrën e rovës e kishin këta që akuzonin. Me gjithatë, Ylli i kishte dosjet nga Tatimet e këta nuk i kishin dhe ua ka treguar. Vinin e i masnin xhamat, se unë kam qenë atje, ishin 5 mm apo ishin 4. Ishin tre ekspertë...

Kastriot Çipi: Imagjino t’ua bënin këtë të gjithë biznesmenëve shqiptarë...

Alfred Çako: Ylli nga lista që i dhanë kërkoi të paktën një nga 3 specialistët që i dhanë, se më tha që nuk njihte asnjërin prej tyre,m por tek njëri kisha disi besim, edhe atë nuk ia lanë. Dhe në fund kur doli me 300 mijë euro fitim nga shpenzimet që kishte bërë teevizioni, atëherë këta i thanë në gjykatë se një nga ekspertët nuk ka license dhe nuk vlen ky auditim dhe ia morën të gjitha. E zhveshën dhe e lanë Yllin sa më vinte keq kur e shikoja ashtu pronarin e një mediaje, mbase jo e parë, por në vijën e dytë, serioze, me investime të mëdha, arriti deri aty të pinte cigare me gruan e tij, se është turp ta thuash këtë. E katandisën aq keq, ia ulën autoritetin aq keq, ia gllabëruan gjithë pronat dhe qëllimi është mesa kam dëgjuar se atje duan të ndërtojnë disa kulla ky sekti që fola. Dhe ky ndyrësirë, Erion Veliaj, që arrinte në mënyrë të pamëshirshme t’i shkatërronte njerëzit nga bizneset dhe nga funksionet që ata duhet të kishin. Ndaj sot si mund të kihet mëshirë për të, asnjë njeri nuk ka mëshirë për atë fytyrë të keqe.

NDIQNI PODCASTIN E PLOTE NE VIDEO

EMISIONET