VIDEO/ Përplasje socialistësh te “Ekonomia” për përjashtimin nga tatimi mbi fitimin për hotelet luksoze

Në një zhvillim të papritur brenda Komisionit të Ekonomisë, dy deputetë të Partisë Socialiste, Erion Braçe dhe Blendi Klosi, janë përfshirë në një debat të ashpër mbi propozimin e një projektligji që do të zgjaste afatin e përjashtimit nga tatimi mbi fitimin për hotelet luksoze me katër dhe pesë yje.

Kjo përplasje pasqyron një tension të brendshëm në radhët e Partisë Socialiste, ku më shumë se kurrë, nga vetë ‘të vetët’, po dalin në pah akuzat për favorizim dhe mungesë transparence.

Mesa duket, Rama nuk e ka pyetur Braçen përpara se ta sjellë këtë projektligj për miratim, dhe ky i fundit për këtë arsye 'bëri llafe'.

Sa herë që interesat e tij preken, Braçe nuk heziton të ngrejë zërin, duke i dhënë përshtypjen se është në mbrojtje të qytetarëve dhe interesave publike. Megjithatë, është e njohur se Braçe është një ndër mbështetësit më të zëshëm të Ramës, duke i qëndruar pranë në shumë nga vendimet e tij më kontroversale që kanë rënduar jetën e shqiptarëve. Pavarësisht se ka qenë i pranishëm në mbështetje të politikave të qeverisë që kanë sjellë braktisjen e fshatit, rritjen e çmimeve dhe ka bërë lëvizje që favorizojnë oligarkët, tani shpreh 'indinjatën' për një projektligj që favorizon sërish interesat e grupeve të caktuara.

Ky është një tjetër shembull ku Braçe kërkon të tërheqë vëmendjen përballë një iniciative që përbën vetëm një pjesë të panoramës së gjerë të mbështetjes që ai ka dhënë për politika të ngjashme, duke u bërë një prej mbrojtësve të thellë të modelit ekonomik që shumë e shohin si favorizues për të pasurit dhe të fuqishmit.

Të njëjtën qasje ka pasur dhe ndaj shumë projekteve të tjera, por asnjëherë nuk ka ngritur zërin për favore të tilla fiskale dhe jo vetëm që janë akorduar për ata që janë më pranë pushtetit. Ndaj edhe përplasja mes dy zarave të Ramës në komisionin e Ekonomisë, nuk është për shqiptarët, por për interesa klienteliste mes tyre.

DEBATET TE EKONOMIA

EMISIONET