VIDEO/ Paqe në mes të luftës, gazetarja Luku zbërthen arsyet se pse opozita bashkoi votat dje në Kuvend me PS-në
Partia Socialiste dhe Partia Demokratike kanë bashkuar votat dhe kanë miratuar mbrëmjen e djeshme në Kuvend ndryshimet e reja në Kodin e Ri Zgjedhor, që lehtësojnë votën e diasporës.
Po ashtu, një tjetër dakordësi e firmosur përmes votës në Kuvend ishte dhe shkarkimi i anëtarëve të Bordit të Këshillit Drejtues të RTSH-së.
Por çfarë fshihet pas kësaj paqeje që vjen në kulmin e luftës politike mes palëve, që janë nxitur edhe nga arrestimi i kryebashkiakut të Tiuranës Erion Veliaj?
Përgjigjen e kësaj do e jepte në studion e lajmeve në “Ora News”, gazetarja Mola Luku, e cila kujtoi se partitë po bëhen gati për të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, ndërsa kujtoi se afati i fundit për regjistrimin e koalicioneve parazgjedhore është data 7 mars.
NDIQNI MË POSHTË ANALIZËN DHE DETAJET NGA GAZETARJA MOLA LUKU