VIDEO/ Nga Vlora Berisha paralajmëron bandat kriminale: Mos guxoni të prekni votën, do të ...
Kryedemokrati Sali Berisha teksa prezantoi kandidatët për deputetë në Vlorë, iu dha një mesazh të fortë për bandave kriminale, ku iu bëri thirrje që të mos implikohen në vota, pasi do të kenë një ndëshkim që ata nuk e imagjinojnë.
Berisha tha se fijet e krimit me politikën do të priten me gërshërët e ligjit.
Ai tha se ata që u bëjnë presion qytetarëve për vota do të shpallën grupe terroriste shqiptare dhe ndërkombëtare.
“Grupet kriminale me gërshërët e ligjit do i pritet cdo fije me politikën dhe do vendosen para ligjit. Sot nga Vlora paralajmëroj cdo bandit kudo që ndodhet se po u implikuat me vota do të cilësoheni grupe terroriste shqiptare dhe ndërkombëtare.
Jua them këtu, se një qime floku ju ndan edhe tani. Donald Trump dekretoi shpalljen grupe terroriste të karteleve të drogës.
U them bandave nga Shkodra në Gjirokastër dhe kudo që janë mos guxoni të shqetësoni qytetarët, se ju jap fjalën e nderit se do të shpalleni terroristë ndërkombëtare, cka do të thotë se do të keni ndëshkime që ju nuk i imagjinoni ju”, tha Berisha.
PJESE NGA FJALA E BERISHES
Të dashur miq, këta jemi ne.
Ne jemi njerëz të cilët vendosin si shtyllë të parë të lirisë, dinjitetin njerëzor.
Por njeriut, të cilit i ke mohuar kafshatën, i ke mohuar dinjitetin, i ke mohuar ekzistencën.
Dhe kjo merr fund.
Miqtë e mi, jo vetëm kaq.
Jo, do vazhdojmë ne këtë.
Kjo paketa e dhembshurisë u garantoj se do e bëjë shoqërinë shqiptare, do e bëjë kombin tonë shumë më të njerëzishëm, shumë më fisnik.
Çdo pensionist, çdo qytetar me rrogë të ulët që nuk do jetë më kurrë nën 500 euro, çdo i papunë, çdo njeri në ndihmë ekonomike, do ketë kartën e konsumatorit. Me të do blejë ushqimet dhe gjërat bazë 20 përqind më lirë.
Një pakt me ju sonte dhe me të gjithë shqiptarët, nuk mundet që për 4 vite të arrijmë mirëqenien e kombeve të pasura.
Por një do ta arrijmë brenda 4 muajve, listën e ilaçeve që marrin italianët, të financuar nga shteti, do ta marrë çdo shqiptar.
Le të kushtojë sa të dojë. Shteti i shqiptarit do kushtojë sa shëndeti i gjermanit, sa shëndeti i italianit, sa shëndeti i çdo evropiani.
Do u kthejmë njerëzve shpresën.
A e dini miq se çfarë gjendje e paimagjinueshme nga ju është sot në spitalet tona?
A e dini ju se për shkak të vjedhjeve të tmerrshme që bëhen me PPP-të, dhjetë ditët e fundit të muajit në spitalet shqiptare nuk bëhen analiza?
Një vend me 8 miliardë euro buxhetin nuk ka një Pet-skaner dhe mijëra qytetarë detyrohen të shkojnë tek privati për të bërë një analizë që duhet ta bënin falas tek shteti.
A e morët ju vesh se mësueses së nderuar të këtij qyteti dhe të Shqipërisë, i dhanë ilaçet e kundërta me ato që duhej të merrte?
Dhe sëmundja që ka emrin Edi Rama, del e bërtet po kryhen krime kundër njerëzimit. Po nëse kryhen krime kundër njerëzimit, ti je autori i krimeve kundër njerëzimit. Lë pa ilaçe ata me sëmundje të rrezikshme.
Merr fund kjo. Ilaçet do jenë ato që shiten në dy vende të BE.
Vilma Nushit dhe Tom Doshit dyllin. Dyllin sepse kanë marrë në qafë qindra mijëra jetë.
Miqtë e mi, Shqipëria Madhështore nuk është vetëm Shqipëria e paketës së dhembshurisë, por ajo është prova morale e vërtetë.
Por Shqipëria Madhështore është Shqipëria e potencialeve të saj të jashtëzakonshme për të pasuruar dhe begatuar qytetarët e saj.
A ka ndonjë vend, a ka ndonjë rreth, a ka ndonjë qark që të ketë potencialet mahnitëse turistike të Vlorës?
Çfarë ndodh në Vlorë? Pas 12 vitesh, për të treguar se çarë shpirti ka, 12 vite më parë ndërtuam impiantin e pastrimit të ujërave të zeza. 12 vite me radhë i derdhi në det dhe nuk funksionon impianti se nuk paguajnë energjinë elektrike. Këta janë hajdutë pa kurrfarë norme.
12 vite, çdo verë dhe pranverë e mbulojnë Vlorën me helme dhe tyme helmuese sepse vjedhin paratë e landfillit të Vlorës. Mafia e plehrave me në krye Edi Ramën shtriu tentakulat e tij në Vlorë.
Miqtë e mi, kjo situatë merr fund.
PD është e vendosur me aleancën e vet, sikundër paratë e buxhetit, paratë e taksave tuaja, t’ua ktheja para së gjithash dhe mbi të gjithash ju dhe vetëm ju, pasuritë publike t’ua kthejë ju në pasuritë tuaja dhe të mirëqenies tuaj.
Shikoni miq çfarë bëjnë. Janë 36 fshatra në Lumin e Vlorës dhe përreth dhe shkojnë tani t’ua marrin ujin, t’i kthejnë në shkretëtirë.
Kurrë nuk do merret uji i tyre.
Dhe unë paralajmëroj Edi Ramën, hiq dorë se në mënyrë absolute, 1 litër ujë prej tyre nuk do marrësh dot.
Do të dërgosh ujë ti në Dhërmi, ja ku i ke, derdhen në det mijëra metër kub ujë i ëmbël i cilësisë së parë. Merre me pompa, mbushi pompat dhe dërgoji.
Po si do ua marrësh ti 34 fshatrave ujin? A e kupton ti se uji është jeta e tyre. Pa ujë ata duhet të largohen.
Merr fund kjo!
Miqtë e mi, ky regjim është regjim i të keqes dhe ne do ndahemi me të më 11 maj!
Njëherë t’u përgëzoj ju që e përzutë Edi Ramën dhe nuk guxoi të kandidojë më në Vlorë dhe kjo është një fitore e moralit tuaj.
Është një fitore morale.
Çfarë bëri ai? A e dini ju o miq se me tunelin e Llogarasë ia mbylli sytë qafës më të bukur që ka Shqipëria për të marrë 50-60 milionë euro me Lubi Ballukun dhe tani ndërton rrugën për t’i falimentuar të gjitha bizneset e parkut të Llogarasë.
I garantoj se ajo do korrigjohet dhe se unë kam respektin më të madh për ato investime që kanë bërë. Investimet në parkun e Llogarasë janë më të bukurat, ndër më të mirat dhe askush nuk ka të drejtë që të bëjë atë që po bën Edi Rama.
Sheshin e Flamurit, ky nuk ka flamur. Po flamuri është sheshi dhe sheshi është flamuri. Një njeri që ka flamur nuk e prek kurrë, por përulet para tij.
Miqtë e mi, vite më parë kam pritur përfaqësues tuaj të biznesit.
Ata bënë një projekt për parkun industrial. U garantoj se do ketë zonë të lirë industriale.
U garantoj se PD për biznesin e vogël do ngrejë tavanin nga 140 mijë euro pa taksa në 180 mijë euro.
Se energjinë do e pjesëtojë me 3.
Se do ketë linja krediti të buta për ta.
Se për sipërfaqet publike, do të pjesëtohen me 5 herë tarifat.
Dhe se ky Dredha i dytë, që është njëlloj si i pari dhe më i keq se i pari, bashkë me Erionët dhe të tjerë, nuk do mund të vendosin taksa më shumë se 1 përqind të xhiros për biznesin e vogël.
Taksat, tatim fitimi nga 23, zbret në 10 përqind.
TVSH zbret në 15 përqind.
Çdo fermer do subvencionohet për çdo fidan, për çdo bagëti, për çdo njësi prodhimi.
Shqipëria do dyfishojë edhe njëherë numrin e ullinjve, do dyfishojë arrorët.
Kopshti shkëmbor i Europës Juglindore, thoshte Konica, do të bëhet më madhështor se kurrë.
Diaspora, krenaria jonë, vitin 2025 është viti i diasporës, është viti i shpëtimit të Shqipërisë.
Pesë vite pa asnjë taksë.
Kredi për strehimin e tyre.
Kredi të buta për bizneset e tyre.
Shqipëria Madhështore do jetë Shqipëria e ëndrrës së këtyre të rinjve, epiqendër e fuqishme e teknologjisë më të lartë.
Ne do e vendosim Shqipërinë në trenin e teknologjisë së shpejtë.
Shqipëria do jetë shembull në rajon.
Nga Konispoli gjer në Vermosh, çdo shqiptar që dëshiron të vendosë panelet fotovoltaike, do i vendosë me ndihmën e shtetit dhe financimin e tij dhe pas tre vitesh do ketë falas energjinë elektrike.
Arsimi është prioriteti ynë absolut. Mësuesi do vendoset në piedestal. Shkollat të gjitha do kenë formën më të thellë të dixhitalizimit.
Garantoj mësuesit se nuk do ketë, siç hapin këta lajme se këta do shkurtojnë, jo, do ulim numrin e nxënësve nëpër klasa dhe ndoshta do ketë nevojë për mësues më shumë se ç’janë.
Mësuesve dhe punonjësve të administratës u bëj thirrje, mos qëndroni në anën e të keqes. Dilni në anën e drejtë të historisë.
Mos u rreshtoni me të keqen se ne u konsiderojmë ju pasuri kombëtare.
Të gjithë ju që zbatoni ligjin keni dhe do keni respektin tonë më të madh.
Natyrisht ai që bëhet patronazhist, ai në qafë merr veten e vet sepse ligji nuk ia lejon. Morali e dënon, ndërsa ju të tjerët kini kurajo, ndahuni me të keqen, bashkohuni me popullin opozitar, bashkohuni me Shqipërinë!
Pastrimi i shtëpisë është një zotim solemn.
Shtëpia do të pastrohet dhe shqiptarët do marrin mbrapsht paratë e vjedhura nga këta qeveritarë.
Këta qeveritarë që ndërtuan parajsat e tyre mbi taksat e shqiptarëve. do përballen me ligjin.
Pronat e tyre do gjenden kudo që janë fshehur, do u kthehen shqiptarëve.
Grupet kriminale me gërshërët e ligjit do u pritet çdo fije me politike dhe do vendosen para ligjit.
Sot nga Vlora paralajmëroj çdo bandit kudo që ndodhet, se po u implikuat me votat, do të cilësoheni grupe terroriste, shqiptare dhe ndërkombëtare.
Dhe ua them këtu, se një qime u ndan edhe tani. Donald Trump dekretoi shpalljen grupe terroriste të karteleve të drogës.
Ndaj dhe u them bandave nga Shkodra deri në Gjirokastër e kudo që janë, mos guxoni të frikësoni qytetarët se ju jap fjalën e nderit, do shpalleni terroristë ndërkombëtarë, çka do të thotë se do keni ndëshkime që nuk i imagjinoni ju.
Miq, ky është programi i Shqipërisë Madhështore.
Ky program u fton ju, fton çdo opozitare dhe opozitar të bëhet misionar në paraqitjen e këtij programi tek çdo qytetar shqiptar, tek çdo socialist, tek çdo i paparti.
Ky program është për çdo shqiptar që e do këtë vend, që do të jetojë në Shqipëri, që do të prosperojë në Shqipëri.
Por të shkojmë jo si politikanë, jo si zyrtarë, por të shkojmë si misionarë. Si misionarë dhe vetëm si misionarë.
Edhe njëherë, mirënjohje të pakufishme për këtë pritje madhështore.
Për këtë mesazh që i përcillini sot Shqipërisë si Vlora e fitores.
Njisha. Të gjithë jemi njisha...
Rroftë Vlora, rroftë Shqipëria.
Fitore, fitore, fitore!