VIDEO/ Mbyllet fushata për Himarën, nesër heshtje zgjedhore. Ja mesazhet e fundit të opozitës

Kandidati i opozitës për kryetar të Bashkisë Himarë, Petro Gjikuria ka mbyllur fushatën, duke shpalosur para banorëve programin dhe premtimet e tij, pas fitores në zgjedhjet e së dielës, 4 gusht.

Gjikuria theksoi se në gjendjen që ndodhet sot Himara është tragjike, pasi pas 12 viteve duhet premtuar prap ujë dhe rrugë, pasi mungojnë tërësisht investimet minimale në zonë.

Në fjalën e tij përmbyllëse, Gjikuria u shpreh se si kryebashkiak i ardhshëm, ai do të qeverisi me përkushtim dhe ndershëmri dhe do të ketë bashkëpunim me çdo faktor politik apo social-ekonomik për interesin e Himarës dhe banorëve të saj.

Fjala përmbyllëse e Petro Gjikurisë:

Nuk e merr dot, po nuk qe mik i pushtetit, po nuk e shite tokën, po nuk e dhe për ndërtim te miqtë e pushtetit. Të nderuar miq, jam sot në këtë garë jo për veten time jo për hallet e mia por për të dhënë kontributin tim që sëbashku me ju të ndryshojmë Himarën, të ndryshojmë çdo gjë për mirë. Sot dua të shpalos tre shtyllat kryesore të qeverisjes sime si kryetar:

Qeverisje me përkushtim dhe ndershmëri

Qeverisje për komunitetin dhe në bashkëpunim me komunitetin
Bashkëpunim me këdo faktor politik apo social-ekonomik pa përjashtim për interesin e Himarës dhe të banorëve të saj

Himara, sot më shumë se kurrë ka nevojë për investime infrastrukturore, rrugë nëpër fshatra, ujë në çezmat e shtëpive, pastërtim hapësira publike të sistemuara, parqe, sheshe pushimi dhe shlodhje për fëmijë dhe pleq. Kanalizime, sistemime të tokave bujqësore, investime për blegtorinë dhe plazhe publike falas.

Në Kuç gjatë këtyre takimeve më kanë thënë një shprehje që ujin e dëgjojmë por nuk e shohim me sy, e dëgjojmë kur gurgullon në përronj por në çezma nuk kemi. Kjo në vitin 2024 është tragjike. Tragjike që zona e Lumit të Vlorës të ketë të tilla mungesa dhe zero investim në infrastrukturë nëpër fshatra.

Nuk arrij të besoj se pas 12 viteve premtokemi të njëjtat gjëra, ujë, rrugë.

Kjo gjendje duhet ndryshuar urgjentisht. Këtë ndryshim bashkë me ndihmën tuaj dhe me angazhimin tim maksimal shumë shpejt do t’i bëjmë të mundura me ndershëmri dhe përkushtim duke u dhënë të gjitha problemeve thelbësore zgjidhje të shpejtë dhe të qëndrueshme.

Tu japim mundësi himariotëve që jetojnë jashtë që të kthehen dhe të investojnë këtu t’i stimilojmë të hapin biznese në tokat dhe shtëpitë e tyre.

Fokusi im do të jetë edhe zhvillimi i biznesit të vogël, dhënia e lejeve të ndërtimit për çdo himarjot. Lehtësimi i procedura burokratike në bashki dhe asistencë ligjore e them prap asistencë ligjore për banorët e Himarës.

Himariotë unë e di që problemi më i madh është prona. Edhe unë si ju kam të njëjtin problem. Edhe unë jam i lidhur shpirtërisht si ju me pronën.

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka akuzoi kryeministrin Edi Rama se shkoi në Himarë me hordhi me vete për t’i bërë presion banorëve dhe për t’i vjedhur votën në zgjedhjet e 4 gushtit.

Gjatë takimi përmbyllës së fushatës së kandidatit të opozitës, Petro Gjikuria, Noka theksoi se himariotët do t’i rezervojnë sërish refuzimin Ramës, pasi në 11 vite të qeverisjes së tij, nuk është kujdesur për banorët, duke mos i siguruar as ujin.

Noka u shpreh se me burgosjen e Fredi Belerit, Rama mendoi se do të burgoste himariotët, por gaboi rëndë pasi Beleri ërfaqëson çdo qytetar të ndershëm dhe të lirë të këtij vendi.

"I keni dhënë një mesazh të madh jo vetëm Himarës por të gjithë Shipërisë. Erdhi me hordhi për t’ju presionuar për tju vjedhur votën por refuzimin do të marrë. Ju e refuzuat sepse ai nuk është kujdesur asnjë ditë të qeverisjes së tij për ju. Viti 2024 dhe këtu nuk ka ujë. Dhe prandaj ai nuk vjen dhe të kërkojë votën por shpresa e tij është të blejë dhe vjedhë votën. Ju do të votoni në 4 gusht sepse ju në zgjedhjet e para fituat.

Kryetari juaj ishte Fredi Belerit. Ai mendoi se me burgosjen e Fredi Belerit do tu burgoste ju. Fredi Beleri përfaqëson çdo qytetar të ndershëm dhe të lirë të këtij vendi...

Edi Rama e ka vendin te koshi i plehrave. Do të jemi prezent me ju derisa të numërohet vota e fundit dhe do të garantojmë që vota juaj do të vendosë. Vota juaj do të shkojë për Petro Gjikurinë. Fitore, fitore...", tha Noka.

VIDEO/ Mbyllet fushata për Himarën, nesër heshtje zgjedhore. Ja

Gjatë fjalës së tij një mesazh të fortë do të pëcillte edhe Sekretari i Përgjithshëm i PL-së, Tedi Blushi, i cili në nisje të mitingut përmbyllës në Himarë theksoi e Rama ka ardhur në Himarë si grabitës pronash, si pushtues dhe si çdo pushtues Himara do ta mbysë në det.

Blushi u shpreh se Petro Gjikuria në fushatën përmbyllëse është shprehur se kandidati i opozitës është e vetmja alternativë për qytetarët e Himarës.

Blushi ka theksuar se nuk fitohet Himara me jabanxhinj të cilët vijnë vetëm për të përfaqësuar interesat e Ramës.

 

EMISIONET