VIDEO/ Malltezi: Pagesat Berishës nuk ia kam bërë unë, por e bija! Prokurorët e SPAK gënjejnë me urdhër politik

Jamarbër Malltezi, nëpërmjet një deklarate për mediat, ka sqaruar se çdo pagesë që evidentohet në dosjen e SPAK në lidhje me gjyqet e liderit të opozitës, të zhvilluara jashtë vendit, është përballuar nga e bija. Malltezi është shprehur se të gjitha pagesat janë bërë publike dhe janë raportuar në institucionet përgjegjëse.

Deklaratë

Prokurorët politikë gënjejnë kur shkruajnë se Jamarbër Malltezi ka paguar faturat e avokatëve të Sali Berishës. Në fakt te gjitha ia ka përballuar e bija, Argita. 

Unë kam paguar veç për gjyqin në Francë dhe me shumë kënaqësi ia mbuloj, por nuk e kanë pranuar, ndaj është shënuar borxh dhe është deklaruar si borxh edhe në ILDKP. 

Më pas, janë 2 pagesa të tjera që kam kryer për në Angli me e-banking, por që të dyja janë rimbursuar 100% nga Argita. 

Më pas gënjen që pagesat për Fondacionin Fëmijët Shqiptarë, të cilat jane zekat-bamirësi për trajtimin e fëmijëve. Këtë zekat e kryej çdo vit, biles e kam kryer edhe para 2 javësh për një fëmijë tjetër në këtë qendër, por mendjet malinje të shërbëtorëve politikë e konsiderojne bamirësinë si krim apo vepër penale.

Unë e kryej çdo vit me bankë, pasi kam paguar çdo detyrim tatimor. 

Çdo lek i paguar shkon për trajtimin e fëmijëve, për pagesat e mjekëve, sanitareve, krijimin e kushteve për trajtimin e fëmijëve. 

Znj.Berisha punon për humanizëm në mënyrë vullnetare dhe nuk ka asnjë të ardhur, nuk merr pagë, as shpërblim. Pra, vetëm jep për këtë fondacion.

Pra, unë heq para të miat nga banka për të paguar trajtimin e fëmijëve dhe asnjë nga familja Berisha nuk përfiton asnjë lek. Atëherë, pse shërbëtorët politike të Edi Ramës e shënojnë bamirësinë si përfitim direkt të Sali Berishës? Këtë vetëm një mendje malinje e urdhëruar nga shërbimi politik i Edi Ramës mund ta thotë.

Nuk ka asnje fakt, asnjë dëshmi, asnjë dokument që Jamarbër Malltezi ka pranuar apo ka dhënë ryshfet për asnjë person dhe nuk del në asnjë faqe të këtij dokumenti që e quajnë aktakuzë. Por shërbëtorët politikë të Edi Ramës e shpallin bamirësinë si krim, apo si vepër penale.

EMISIONET