VIDEO/ Hoxha mbledh Prefektët: Përgatitjet për zgjedhjet e 11 Majit në fokus
inistri i Brendshëm, Ervin Hoxha, zhvilloi një takim me prefektët e vendit në Gjirokastër për të diskutuar masat e nevojshme për zgjedhjet e 11 majit 2025.
Takimi u përqendrua në menaxhimin e procesit elektoral, duke theksuar rolin kyç të Ministrisë së Brendshme, prefekturave, pushtetit vendor, Policisë së Shtetit dhe Gjendjes Civile.
Hoxha nënvizoi rëndësinë e koordinimit dhe përgatitjes së infrastrukturës për zgjedhjet, si dhe theksoi planet për zgjedhjen e shtetasve të regjistruar.
Përveç kësaj, u diskutua edhe për sigurimin e rendit dhe luftën kundër kultivimit të narkotikëve, si dhe masat për sezonin turistik.
DEKLARATA E MINISTRIT HOXHA
Kemi diskutuar më masat e marra dhe koordinimin për përgatitjen dhe ngritjen e infrastrukturës për përgatitjen e zgjedhjeve për 11 majin.
Kemi diskutuar në detaje të gjitha përgjegjësitë që prefektët e qarqeve duhet të marrin në zbatim të ligjit dhe Kodit Zgjedhor. Aktualisht, janë hartuar të gjitha planet e masave, prefektët e qarqeve në bashkëpunim me bashkitë, Policinë e Shtetit, do të jenë në gjendje për të ngritur infrastrukturën dhe për të planifikuar në mënyrë të rregullt zgjedhjet 11 majit 2025.
Kemi rreth 100 mijë shtetas shqiptarë që janë regjistrues i zgjedhës në PER për zgjedhjet e 11 majit. Aktualisht për sa i përket votës së diasporës qeveria miratoi edhe projektvendimin ditën e mërkurë ku të gjithë shtetasve shqiptarë të cilëve u kishte përfunduar vlefshmëria e kartave të identitetit dhe atyre biometrike do të kenë mundësi të votojnë për zgjedhjet e 11 majit. Kjo vlefshmëri do të jetë zgjatur deri më datën 31 maj 2025.
Po ashtu është diskutuar edhe për kontrollin e territorit, luftën kundër kultivimit të narkotikëve, për rendin dhe sigurinë publike si dhe masat për sezonin e ri turistik.