“Vendosim taksën 9%”/ Lulzim Basha: I japim fund tiranisë mbi shtresën e mesme dhe sipërmarrjen

Kreu i Demokratëve Euroaltantikë, Lulzim Basha,  ka thënë se plani i tij kur të vijë në pushtet është vendosja e taksës 9 për qind për shtesën e mesme dhe sipërmarrjen. Sipas Lulzim Bashës kjo taksë fuqizon sipërmarrjen dhe profesionet e lira, duke sjellë mirëqenie dhe zhvillim ekonomik për familjet shqiptare.

Lulzim Basha tha të dielën se ai do ti japë fund asaj që e quajti tirani mbi shtresën e mesme dhe sipërmarrjen.

Ish-kryetari i Partisë Demokratike tanimë drejtues i grupit të demokratëve euroatlantik foli për taksën e sheshtë 9 për qind.

Basha: Ne do t'i japim fund tiranisë mbi shtresën e mesme dhe sipërmarrjen shqiptare. Me 9% taksën e sheshtë mbi tatim fitimin dhe mbi tatimin mbi të ardhurat personale.

Kjo taksë sipas Lulzim Bashës fuqizon sipërmarrjen dhe profesionet e lira, duke sjellë mirëqenie dhe zhvillim ekonomik për familjet shqiptare.

Basha: Ne do të garantojmë fuqizimin e sipërmarrjes shqiptare dhe të profesioneve të lira. Kjo do të sjellë mirëqënie ekonomike dhe zhvillim ekonomik për familjet shqiptare dhe për Shqipërinë.

Në videon që ka shpërndarë, një inxhenier i ri tregon barrën e rëndë fiskale që dëmton shtresën e mesme një Shqipëri.

EMISIONET