Veliaj pranon sulmet/ "I kam sharë prokurorët dhe gjyqtarët nga telefoni"

Veliaj pranon sulmet/ "I kam sharë prokurorët dhe gjyqtarët

Pas vendimit të Apelit të Posaçëm, i cili la në fuqi masën e sigurisë arrest me burg, Erion Veliaj është rikthyer pas 48 orësh me reagimet në rrjetet sociale, por këtë herë në ndryshim nga herët e tjera është kthyer pa fyerje dhe sharje.

Këtë herë, Veliaj ka pranuar faktet dhe provat e reja të paraqitura nga prokurorët në seancën në Apelin e Posaçëm, përgjimet ku Veliaj urdhëronte sulmet dhe presionet ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve.

Kryebashkiaku i arrestuar për vepra të rënda si korrupsion dhe pastrim i produkteve të veprës penale, Erion Veliaj pranon se është drejtuar me sharje dhe fyerje ndaj prokurorëve.

“Por, këta më ngritën edhe një kurth, duke më vënë në përgjim bisedat me gruan e me vëllain nga burgu, dhe shfrimet e mia i kthyen në një dosje të re!

E gjitha është si një ëndërr e keqe, si një film sovjetik, me sigurimsa që i qepen robit deri në poshtërim.

Po ja që s’është as ëndërr, as film, po është një ngjarje e jetuar në lëkurën e një familjeje për fustanet imagjinare të gruas dhe dosje të stisura qëllimisht për Kryetarin e Bashkisë së Kryeqytetit”,shkruan ndër të tjera Veliaj.

Apeli i Posaçëm sot vendosi të lërë në burg kryebashkiakun Veliaj në bazë të provave dhe fakteve të paraqitura nga prokurorët./ CNA

EMISIONET