Veliaj në burg, SPAK në sulm/ Këlliçi: Do të ndjekë fatin e Lefter Kokës, Edi Ramës do i ngarkohet ndonjë vepër penale...

Në Gjykatën e Posacme këtu në Tiranë një politikan dhe bashkëshortja duhet të jepnin llogari për lluksin e shfrenuar në të cilin jetonin me paratë e përvetësuara nga buxheti i Bashkisë dhe i qytetarëve të Tiranës e për të cilin deri tani nuk kanë shfaqur asnjë pendesë.

Ata kanë shpërfilur hetimet voluminoze ndërsa në ndihmë u ka ardhur edhe kryeministri, i cili dosjen e ka quajtur thjesht një roman, ndërkohë që çdo provë është e dokumentuar.

Me një seancë maratonë që ka zgjatur mbi 6 orë Gjykata e Posacme ende nuk e ka dhënë vendimin për Erion Veliajn, bashkëshorten e tij dhe për 5 biznesmenët e përfshirë në këtë aferë.

Natyrisht që seanca ka qenë e tensionuar dhe mësohet se Veliaj ka pasur një përplasje të ashpër me prokurorin Dado.

E teksa brenda luftohej beteja e fakteve, jashtë vartësit e Veliajt në Bashki e kishin baraktisur punën dhe zyrat për të mësyrë SPAK-un në shenjë solidariteti me shefin, duke pasur mbështetjen e policisë, e cila si kurrë më parë nuk ka marr masa për të garantuar sigurinë e Gjykatës së Posacme.

Policia madje ka refuzuar edhe kërkesën e Gardës së Republikës për ndihmë.

Ndërkohë, gjatë këtyre 24 orëve të fundit, qëndrimet e kryeministrit Rama kanë marr një kthesë dramatike, nga deklaratat se nuk komentojnë vendimet e drejtësisë dhe se përgjegjësia është personale tek pohimet se nuk do të heshtim se jemi para një Republike Prokurorësh që duhen frenuar.

Kryeministri akuzoi Prokurorinë e Posacme se po vepron politikisht duke paralajmërur të mos bëjnë gabim të kërkojnë telefonin e tij se boll kanë mbledhur telefonat e gjithë Shqipërisë.

Për të analizuar se çfarë ka ndodhur në seancën gjyqësore në pritje të vendimit dhe sulmet e ashpëra ndaj SPAK-ut nga ai që deri dje përmende Noc Rrokun dhe krenohej se ishte arkitekti i saj, i ftuar në emisionin "Ora e Betit", ishte Belind Këlliçi, Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike.

"Mesa duket nuk e kam patur fatin deri tani. Kanë shërbyer për të çuar prapa hekurave pjesën dërrmuese të drejtorëve të Bashkisë Tiranë, bashkëpunëtorëve dhe kampionëve që krenohej dikur Veliaj, që rezultuan që ishin kampion të hajdutërisë.

Jam i bindur që Erion Veliaj do të ndjek fatin e Lefter Kokës. Thënë këtë, njësoj si Lefter Koka pasi u dënua për inceneratorin e Elbasanit, iu ngarkua dhe inceneratori i Fierit, iu ngarkua dhe ai i Tiranës dhe me siguri do i ngarkohet dhe ndonjë vepër penale Edi Ramës. Dhe Erion Veliajt të jeni e bindur që do ti ngarkohet inceneratori Tiranë, do ti ngarkohet "5D" dhe ndonjë hajdutëri tjetër Edi Ramës", u shpreh Këlliçi.

EMISIONET