Veliaj në burg, Faik Basha: Vjedhja e tij është e paimagjinueshme në shifra, SPAK thotë se është recidivist përsëritës në vepra penale
Anëtari i Kryesisë së Partisë së Lirisë, Faik Basha, i ftuar në studion e lajmeve në “Ora News” komentoi arrestimin në zyrën e tij të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj një ditë më parë dhe ngjarjet që pasoi ky arrestim.
“Është një vjedhje që është e përmasave të jashtëzakonshme dhe kemi të bëjmë me atë se çfarë nuk është thënë deri tani dhe se çfarë ka bërë Veliaj në atë bashki dhe se çfarë ka bërë ai në këtë shpërdorim detyre.
Por ishte siguruar për të filluar një luftë ndaj SPAK-ut, krijesa e tij dhe e Ramës dhe që tashmë sipas tyre është një krijesë që ka dalë jashtë kontrolli.
Caktimi Anuela Ristanit në krye të Bashkisë së Tiranës është një akti i paligjshëm i kryeministrit Edi Rama, pasi nuk ka asnjë tagër që të zgjedhë drejtuesin e ri të bashkisë, për sa kohë ligji flet qartë, dhe Erion Veliaj është në arrest tashmë dhe askush nuk mund të drejtojë, ndaj kemi të bëjmë me shkelje ligjore dhe akoma nuk e kanë nuhatur se nuk janë të plotfuqishëm dhe të mbinatyrshëm përballë ligjit.
Akoma s’e kanë kuptuar që mbrojtja e Sorrosit ka rënë, dhe gjuhën që Veliaj ka përdorur këto dy ditë ndaj SPAK-ut nuk e kemi përdorur as ne që na u rrëmbye në mes të ditës kryetari i partisë nga mercenarët në pushtet. Por nuk kemi përdorur një gjuhë ordinere siç përdor kryetari i arrestuar që duhej shkarkuar ky vemje që ua ka shkatërruar jetën qytetarëve. Të vetmin mision që kanë është vjedhja, shkatërrimi dhe pasurimi i tyre me djersën e qytetarëve dhe që kanë dëbuar nga ky vend mbi 1 milion shqiptarë.
Erion Veliaj sipas SPAK shihet që është një recidivist dhe përsëritës i kryerjes së veprave penale.
Edhe Assadi i Sirisë ndihet i varfër para asaj se çfarë kanë bërë pasuri Edi Rama dhe Erion Veliaj", u shpreh Failk Basha.
NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË ME SEKRETARIN PËR SIGURINË NË PL, FAIK BASHA