Vasili: Largimi i Ramës na shpëton 1 miliard euro në vit, ruajmë edhe Zvërnecin

Ish-ministri dhe ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili deklaron se largimi i Ramës na shpëton 1 miliard euro në vit dhe kështu ruajmë edhe Zvërnecin!
REAGIMI I VASILIT
Largimi i Rames na shpeton 1 miliard euro ne vit dhe keshtu ruajme edhe Zvernecin!
Nje studim shume serioz ka treguar se per shkak te korrupsionit te Rames dhe qeverise humbasin plot 1 miliard euro ne vit.
Nderkohe Rama dhe kori i sorrave qe i mbajne iso qajne e lajne per Zvernecin se demek eshte projekt 4 miliard euro.
Rama megjithate tha vete ne CNN amerikan se s'ka projekt fare dhe se nga doli kjo shifra 4 miliard e di vetem ai dhe zyra idiote e propagandes se tij.
Pra shkaterrohet Shqiperia dhe cdo vlere natyrore me nje projekt fantazem te financuar nga personazhe offshoresh, qe s'ka asnje lidhje me mirqenien e njerezve, por vetem me interesat politike dhe financiare te Edi Rames.
Por shqiptaret kursejne shume me shume duke larguar Ramen, sepse mbi 1 miliard euro do ti shtoheshin arkes se shtetit cdo vit.
Dhe nuk ka asnje arsye te prekim natyren dhe te shkaterrohet Shqiperia.
Mendo sa miliarda euro gllaberin korrupsioni i Rames dhe qeverise.
Ne 8 vjet qeverisje te Rames jane vjedhur mbi 8 miliard euro pra sa dy Zvernece.
Po te punonin me ndershmeri dhe profesionalizem sezoni veror qe realisht zgjat nje muaj e gjysem do ta zgjasnin se paku ne 4 muaj nga qershori ne shtator dhe miliarda euro te tjera do hynin ne arken e shtetit.
Por Edi Rama me qeverine e kane merakun tek taksat per blogeret dhe i influencerat dhe jo per mundesite gjigande te rritjes ekonomike, te cilen e vret korrupsioni i tij.
Ndaj eshte e qarte se vetem largimi i Ramez na kursen miliarda qe vidhen, te tjerat vijne me pas....!


