Vasili: Komisioni i Posaçëm 10 mujor, Funerali i Reformës në Drejtësi!

Vasili: Komisioni i Posaçëm 10 mujor, Funerali i Reformës

Deputeti i Partisë së Lirisë Petrit Vasili deklaron se Komisioni i Posaçëm 10 mujor për anti-korrupsionin që do të miratohet sot nga Kuvendi është thjesht funerali i Reformës në Drejtësi!

REAGIMI I VASILIT

Vendimi për ngritjen e Komisionit të Posaçem 10 mujor për Antikorrupsionin, Komision me afat pra 10 muaj sipas vendimit te Kuvendit , nxorri me ne fund hapur edhe qellimin e vertete dhe te vetem te Edi Rames dhe pikerisht:

kontrollin 100%, shantazhimin dhe presionin mbi drejtesine ne keto 10 muaj, qe na ndajne nga zgjedhjet e ardhshme.

Ne Vendimin e rilindasve thuhet qarte se do behet:

[????] "Një vlerësim / analizë të situatës aktuale në të tre fushat, ka për qëllim kryesor të tij të drejtojë e koordinojë një proces të thelluar reformimi,

[????] "Komisioni i Posaçëm, për realizimin e objektit të tij të përcaktuar si më sipër, në bashkëpunim edhe me grupin e ekspertëve, do të organizojë:

Seanca dëgjimore me qëllim konsultimi, tryeza pune dhe diskutime publike lidhur me temat objekt pune të këtij komisioni me:

[????] ii) Institucionet e sistemit të drejtësisë;"

----------------------------------

1. Me ç'te drejte do te beje vleresim dhe analize mbi drejtesine Komisioni i Posacem 10 mujor i Rames?

2. Perse u be Reforma ne Drejtesi, per te cilen u prek me shume se 1/3 e Kushtetutes?

3. A ka sistem te pavarur vleresimi dhe kontrolli drejtesia?

4. A u be reforma ne drejtesi per te larguar duart e politikes mbi Drejtesine?

5. Me ç'te drejte Kushtetuese do te beje nje proces te thelluar reformimi mbi Drejtesine nje Komision i Posaçem 10 mujor dhe 100% politik dhe i njeanshem vetem me deputete rilindas?

-------------------------------

[????] Qellimi i vetem i Edi Rames eshte qe permes Komisionit te Posaçem 10 mujor te tij te mbaje nen kontroll100% dhe nen presion drejtesine, ne 10 muajt e fundit perpara zgjedhjeve lidhur me aferat shume te renda korruptive te tij dhe te qeverise se tij qendrore dhe lokale.

[????] Sistemi i drejtesise ka nje sistem te tere vleresimi dhe kontrolli te pavarur nga politika, te sanksionuar ne ndryshimet kushtetuese dhe paketen e ligjeve te Reformes ne Drejtesi, qe ka sanksionuar me ligj organizmat, qe qeverisin ne menyte te pavarur drejtesise si dhe institucionet kontrolluese te saj brenda sistemit te drejtesise.

[????] Sistemi i drejtesise e ka te sanksionuar Raportimin vjetor te tij ne Kuvendin e Shqiperise, pra del qarte se Komisioni i Posaçem 10 mujor eshte thjesht nje instrument antikushtetues, i paligjshem.

[????] Komisioni i Posaçem 10 mujor i Rames eshte haptas ne dhunim te Reformes ne Drejtesi, e cila perjashtonte absolutisht kontrollin e politikes mbi drejtesine.

[????] Ky Komision i Posaçem 10 mujor do te koordinoka nje proces te thelluar reformimi sic shkruhet ne vendim, pra reformim te thelluar edhe te Reformes ne Drejtesi.

[????] Gjate hartimit te Reformes ne Drejtesi:

[▪️] perberja e Komisionit ishte me 10 anetare, pra barazi e plote mes maxhorances dhe opozites,

[▪️] u shmang totalisht nga e drejta e propozimit Ministria e Drejtesise dhe qeveria,

[▪️] propozimi i paketes se Reformes ne Drejtesi ju besua Grupit te Eksperteve te Nivelit te Larte

[▪️] certifikimi i Reformes ju besua Komisionit te Venecias.

[????] Ndersa Ky Komision i Posaçem 10 mujor:

[▪️] votohet vetem me votat e Edi Rames,

[▪️] eshte me shumice 6 me 5 po te Edi Rames

[▪️] vendos po vete pa konsensus çdo lloj arbitrariteti, antikushtetushmerie, dhe paligjshmerie qe do t'i urdheroje Edi Rama.

------------------------------------

Ky Komision i Posaçem i Rames eshte pra hapur Funerali i Reformes ne Drejtesi.

Per kete Reforme jane shpenzuar qindra milion euro te taksapaguesve amerikane dhe europiane dhe ajo po varroset ne menyre perfundimtare vetem e vetem per te permbushur qellimet elektorale politike te Edi Rames.

Komisioni ka objektiv te shkruar ne Vendim: hartimin e Planit Kombëtar të Veprimit si dhe propozimin e masave përkatëse legjislative e institucionale.

Ky Komision i Posaçem 100% Politik do te propozoka edhe ndryshime ligjore per drejtesine.

Zoterinj perfaqesues te BE dhe SHBA me Tirane, ky Komision i Posaçem Politik i njeanshem 10 mujor, i votuar vetem me votat e Edi Rames dhe me qellime te shpallura shantazhuese e tij mbi drejtesine, po gropos perfundimisht Reformen ne Drejtesi dhe investimin e madh financiar dhe politik, qe qeverite dhe taksapaguesit e vendeve tuaja kane bere per Reformen ne Drejtesi.

Ndaj ju nuk duhet ta pranoni e mbeshtesni kurrsesi nje veprim shume te rende te Edi Rames, qe minon dhe hedh ne erë kete Reforme.

Ky Komision i Posaçem 10 mujor eshte funerali i Reformes ne Drejtesi!

EMISIONET