VanHorn, takim me drejtuesit e komisionit parlamentar të Sigurisë Kombëtare

VanHorn, takim me drejtuesit e komisionit parlamentar të Sigurisë

Kryetari i Komisionit për Sigurinë Kombëtare, Nasip Naço dhe zëvendëskryetari i këtij komisioni Ferdinand Xhaferaj, zhvilluan në ambientet e Kryesisë së Kuvendit një takim me të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës Amerikane, Nancy VanHorn.

Gjatë këtij takimi u diskutua mbi situatën aktuale në kuadër të mbrojtjes, rendit dhe sigurisë si dhe mbi sfidat dhe prioritetet e komisionit për pjesën e mbetur të legjislaturës.

Kryetari i komisionit Naço, pasi bëri një pasqyrim të detajuar të veprimtarisë intensive të komisionit si në aspektin legjislativ dhe në atë të kontrollit parlamentar, vuri theksin në mbështetjen e vazhdueshme që Ambasada Amerikane i ka dhënë Komisionit për Sigurinë Kombëtare gjatë procesit legjislativ, nëpërmjet programit ICITAP.

Zëvendëskryetari i Komisionit, Xhaferaj, theksoi rëndësinë që ka debati parlamentar dhe sidomos funksioni mbikëqyrës ndaj ekzekutivit dhe kërkoi vazhdimin e mbështetjes së Ambasadës ndaj komisionit edhe në këtë drejtim, si dhe nevojën e miratimit të një ligji të ri për Shërbimin Informativ i cili duhet të kalojë nëpërmjet një faze të gjerë konsultimesh.

E ngarkuara me Punë e Ambasadës Amerikane, VanHorn, vlerësoi punën e bërë nga komisioni si dhe drejtimin e tij gjatë kësaj legjislature si dhe ofroi gatishmërinë e Ambasadës Amerikane për të vazhduar ofrimin e asistencës dhe ekspertizës ndaj komisionit gjatë procesit legjislatativ. 

EMISIONET