URA QË NUK PO HAPET/ PD denoncon: Ura e Kukësit, projekt korruptiv!
Partia Demokratike e Kukësit ka denoncuar vonesën për hapjen e urës së zonës. Drejtuesi i opozitës në Kukës ka thënë se ka një sërë pikëpyetjesh me projektin, por më e rëndësishmja është se askush nuk tregon kur do të hapet ura pavarësisht se afati ishte qershori i 2024.
Ura e re e Kukësit ende nuk është funksionale. Partia Demokratike Kukes nëpërmjet kryetarit të saj Rraman Dema ka hedhur akuza ndaj qeverisë duke e quajtur korrupsion këtë projekt.
Dema u shpreh se qeveria shqiptare pati deklaruar se ura e re do të jetë aksesueshme muajin qershor 2024, nderkohë që jemi në muajin shtator dhe ura akoma nuk është vënë në funksion.
Ndërkohë më herët ka pasur edhe një reagim nga Këshilli Bashkiak i Kukësit për mbylljen e qarkullimit nga ura e vjetër, cili vendosi unanimisht t’i kërkojë autoritetit rrugor që ndërtimi i urës së madhe mbi lumin Drin të mos nxjerrë jashtë funksionit urën vjetër pasi për banorët e zonës bllokohet hyrje-dalja në pjesën perëndimore te qytetit.