U rrahën në rrugë ditën e zgjedhjeve, procedohen penalisht dy të rinj në Librazhd
Procedohen penalisht dy të rinj në Librazhd. Bëhet fjalë për shtetasit S.F., 20 vjeç, banues në fshatin Bushtricë dhe A.K., 34 vjeç banues në Qukës, për veprën penale "Plagosje e lehtë me dashje".
-
-
Socialistët fitojnë bashkitë Delvinë dhe Konispol
15 Maj, 07:54
Këta shtetas ditën e zgjedhjeve, me 14 maj, rreth orës 19:20, në fshatin Qukës-Skëndërbe, Njësia Administrative Qukës, Librazhd, për motive të dobëta, në rrugë kanë goditur njëri-tjetrin me sende të forta.
Shtetasit e lartpërmendur, për motive të dobëta dhe jo elektorale kishin debatuar verbalisht me njëri- tjetrin edhe disa ditë më parë.
Materialet proçeduriale, i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan për veprime të mëtejshme.