Rama në Selanik: Mësues shqiptarë në Greqi, do tu mësojnë fëmijëve gjuhën tonë amtare, Vorio Epiri term i vdekur
Ka nisur tubimi i kryeministrit Edi Rama në Selanik të Greqisë, në kuadër të turit me diasporën. Në hapjen e fjalës së tij, Rama u shpreh se në Greqi kanë mbërritur 8 nga 15 mësuesit e parë shqiptarë, të cilët do t’u mësojnë fëmijëve gjuhën shqipe.
Rama: Motra dhe vëllezër, shqiptarë të Greqisë, mirësejugjej përsëri këtë herë në Selanik dhe më lejoni në fillim që t’iu prezantoj këtu disa nga ne, që siç e premtova, mbas takimit të parë në Ahtinë, do të na ndihmojnë të qëndrojmë më pranë fëmijëve. Janë këtu 8 nga 15 mësuesit e parë të gjuhës shqipe, që do lidhim kontratë punë për të mësuar gjuhën tonë amtare vogëlushëve. Janë 8 gra, që dua t’i ftoj në skenë.
Me fletushka dhe me parrulla qesharake të frymëzuara nga i ashtuquajtur Vorio Epir, ata kanë bërë edhe kërcënime që më shkaktojnë keqardhje, ashtu siç me shkakton çdo sfazëm e çdokujt në Shqipëri, që ushqen. Vorio Epiri është term i vdekur me kohë dhe me vakt. Ka vdekur bashkë me çdo ëndërr. Kush e përdor akoma sot termin, kur flet për jugun e Shqipërisë, tregon pafuqinë e vet për të jetuar në shekllun e 21. Këto janë fosile për gjynahm nuik duhet të ushqejnë ndenja brenda nesh ndjenja jo miqësore. Greqia është partner i pazëvendësueshëm. Ndërsa për ju, shqiptarët e Greqisë, Greqia është shtëpia juaj. Lëndohen interesat e popukve dhe fëmijëve të këtij rajoni, që ka prodhuar më shumë hisatori, se sa ka mundur të tresë.