"Tirana e ndarë në parcela nga shpërndarësit" Softa: Lëndët narkotike shpërndahen kudo, policia duhet të mbajë përgjegjësi

Tirana prej kohësh po përballet me një rritje të konsiderueshme të shitjes e konsumimit të lëndëve narkotike.

Eksperti i sigurisë Fatjon Softa i ftuar në Ora Neës tha se zonat më problematike janë Tirana e Re, Pallati me Shigjeta, Allias, Kamza ndërsa kryeqyteti është ndarë në parcela nga këto grupe që nuk kursejnë as zonat pranë shkollave e gjimnazeve.

"Tashmë janë disa zona të njohura në Tiranë si Tirana e Re, Kamza ku këta rrjete e shpërndarës janë në aktivitet të përditshëm. Shqetësimi është jo vetëm zona por dhe shkollat dhe brendia e shkollave.

Është investuar jo vetëm në vendosjen e rojeve por dhe në programe shkollimi për të krijuar një kulturë për sigurinë e fëmijëve, nga siguria fizike, bullizmi, drogërat etj. Por diçka nuk shkon. Diku çalon sepse ky projekt ishte 90 mln euro. Zgjidhje nuk është vetëm të vendosësh ca roje te dera, por që duhet të ketë një kontroll në perimetrin e shkollës.

Nuk ka funksionuar sepse ata kanë ndarë Tiranën me parcela, policia e shtetit e ka të ndërtuar mbi bazën e planizimin e shërbimit. Pra sektorë shërbimi për rendin dhe sektor shërbimi për krimin. Nëse e ke ndarë me sektorë shërbimi, çdo punonjësi që i ke lënë një sektor të caktuar ata kanë përgjegjësi për çfarë ndodh duke i dhënë prioritet disa objeketeve që janë më delikate si shkollat, fakultetet.

Ai duhet të ketë informacion, bashkëpuntorë. Forma klasike që çon një polic atje që të kryejë detyrën dhe unë nuk e di ky polic a rri roje atje apo kryen detyrën," tha ai.

EMISIONET