"Tigri" që u kthye në “kalë të ngordhur”/ Erion Veliaj, si “Luli i Vocërr”, askush nuk e “do” më

Një javë më parë oficerët e BKH-së u paraqitën në shtëpinë e kryebashkiakut, Erion Veliaj, vëllait të tij, Arbër Veliaj, por edhe në zyrat e bashkëshortes, ku përflitet se janë gjetur shuma të mëdha parash.

Tri ditë pas këtyre veprimeve që filluan me nxjerrjen e një tigri nga Erion Veliaj, më pas me "furçat" e tij dhe strategjinë e kotë “Saliu e ka fajin”, ndërkohë që po i hetohet pasuria dhe brenda ka bëma e gjëma pafund, tashmë ka nisur përpëlitjet që të kujtojnë kalin e ngordhur, (epitet shumë i preferuar nga vetë Veliaj në daljet e tij publike, ku në fokus ka kundërshtarët e tij politikë).

Dhe në kuadër të përpëlitjeve të “kalit të ngordhur”, është dhe animimi i një dite më parë, ku 6 ditë pasi Byroja Kombëtare e Hetimit ushtroi kontrolle, bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa dhe vëllai i tij Arbër Veliaj ankimuan procedurën e kontrolleve në banesat dhe zyrat e tyre.

Përmes avokatit ata kanë apeluar vendimin e Gjykatës së Posaçme për sekuestrimin e telefonëve.

Kjo është e drejta e tyre ligjore, por detaji që “kërcet” në këtë histori është deklarata e 4 ditëve më poarë e vetë Erion Veliajt i cili tha se kontrollet në banesa dhe tek “Harabeli” ishin pa vendim gjykate.

Por nisma e familjarëve të tij dëshmon të kundërtën e asaj që shiti në publik Erioni, dhe konfirmon versionin e SPAK, që të premten “e zezë” të javës së gjithçka u realizua në kuadër të një procedimi penal. Në këtë procedurë mësohet se u sekuestrua telefoni i Xoxës dhe dy të tjerë të Arbër Veliajt.

Pra besohet se gjithçka është realizuar në verifikimin pasuror, por nuk ka të dhëna nëse dosja ka nisur me dyshimet për korrupsion apo për çështje të tjera.

Vetë kryebashkiaku i Tiranës në reagimin për zhvillimet ka deklaruar se është i hapur për veprimet e drejtësisë së re duke akuzuar se janë opozitarët ata që kërkojnë ta pengojnë atë sa herë ka veprime ndaj tyre.

Megjithatë në Prokurorinë e Posaçme tashmë kanë nisur hetimet për disa dosje që prekin Bashkinë e Tiranës siç është dosja e drejtorëve hajdutë të Tiranës përmes kompanisë famëkeqe “5 D”, incineratorët, dhe veccanërisht ai inekzistenti i Tiranës, apo dhe shembja e godinës historike të Teatrit Kombëtar, ku tashmë në vendin e të cilit po ngrihet me shpejtësi drejt qiellit kulla e radhës në kryeqytet.

Pra, zyrtarë të zgjedhur me votën e qytetarëve siç është rasti i kryetarit të Bashkisë Tiranë, i përfshirë deri tani pa asnjë masë sigurie dhe jo zyrtarisht i pandehur për ndonjë nga çështjet, inceneratori apo “5D”, rezulton që tashmë ka kaluar atë limitin, po themi, që i lejon edhe morali edhe ligji dhe bën pagesa të drejtpërdrejta për shoqata ku ka interesa financiare bashkëshortja e tij, të cilat janë denoncuar së fundmi në media.

Thënë e gjithë kjo shkarkimi i Veliajt nga detyra e kryebashkiakut tani nuk bën ndonjë diferencë. Është si të merresh me “kalin e ngordhur”.

Erion Veliaj tashmë është shndërruar në personazhin mjeran të Migjenit, “Luli i Vocërr”, ku askush nuk e do më atë, as shokët e tij.

Ndaj ai u gjend pak ditë më parë i vetmuar në pikun e dimrit.

Për të krijuar një etalon të mbështetjes së tij, kryebashkiaku i Tiranës në detyrë shpiku pak ditë më parë një aktivitet me rastin e festave të fundvitit, në përpjekje për të treguar se ai ka mbështetje nga ndërkombëtarët pas veprimeve të fundit të SPAK-ut, të cilat treguan se Erion Veliaj po hetohet nga ky institucion dhe kompetencë e Prokurorisë së Posaçme janë korrupsioni dhe krimi i organizuar.

Për këtë shfrytëzoi festat e fundvitit! Por çfarë ndodhi në darkën e fundvitit e shtruar për trupin diplomatik e akredituar në Tiranë dhe përfaqësuesit e klerit?! Erion Veliaj mbeti i vetmuar.

E Ngarkuara me Punë e SHBA në Shqipëri, Nancy VanHorn, nuk shkoi në pritjen e Erion Veliajt; po ashtu as ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato, nuk u paraqit në pritjen e Erion Veliajt. Të tillë vendim morën edhe ambasadori i Gjermanisë, Karl Bergner, ambasadori i Britanisë së Madhe, Nick Abbott, si dhe ambasadori i Italisë, Fabrizio Bucci, nuk ishin në pritjen e Erion Veliajt.

Janë vendet partnere të Shqipërisë, aleatët në NATO që munguan, janë diplomatët e vendeve që kanë financuar Reformën në Drejtësi, dhe janë këto vende që po i japin flamurin e luftës kundër korrupsionit SPAK-ut.

Kujtojmë se ditët e fundit, SHBA e shpalli Altin Dumanin kalorës të anti-korrupsionit. Të njëjtin vlerësim ambasada gjermane, BE dhe ambasada angleze, që janë edhe financuesit kryesorë të SPAK-ut.

Sot, këto vend kanë informacionet e tyre zyrtare për korrupsionin në drejtësi, dhe me mungesën e tyre në atë sallë ata ia thanë në sy Erion Veliajt se nuk mund të ulemi apo t’i japim dorën dikujt që po hetohet për korrupsion apo krim të organizuar, nuk mund t’i japim dorën dikujt që e ka nën hetim SPAK-u.

Të gjithë bashkë sot dhanë një mesazh të qartë për popullin shqiptar, duke u thënë se nuk mund të shtrëngojnë duart me të vetëquajturin zdroms të Tiranës dhe këtë e bënë publikisht, pasi ato nuk mund të pranojnë të shërbejnë si fasadë e një zyrtari që po përdor zyrën e Bashkisë së Tiranës si mbulesë për t’i shpëtuar burgut.

VIDEO - RAPORTIMI/ Hetimet për incineratorin e Tiranës, dosja me 12 të akuzuar kalon për gjykim në GJKKO

EMISIONET