''Thasë me para tek 'Harabeli' i Ajola Xoxës'', Berisha: Po mundohen që nga 220 mijë euro ta bëjnë 20 mijë euro
Kryetari i PD-së, Sali Berisha u shpreh se tek biznesi ''Harabel'' i Ajola Xoxës, bashkëshortes së kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj janë gjetur thasë me para.
Sipas Berishës janë gjetur 220 mijë euro por që po bëhen përpjekje që nga 220 mijë euro ta shkruajnë 20 mijë euro.
Berisha: Kërkon mandat të katërt në një kohë kur është në rreth të kuq.
Rezolutat e votuara muajin e fundit, atë dhe regjimin e tij, e fusin në rreth të kuq. Komplet, narkoshtet. Por Europa nuk është Amerika latine.
Një narkoshtet është një rrezik i madh serioz, për sigurinë e fqinjëve, vendeve përreth.
Është një shkrirje e plotë siç e thotë rezoluta, e shtetit me krimin dhe një sipërmarrje e përbashkët kriminale shtet-krim, që mbrojnë, mbështesin njëra-tjetrën.
Ju e dëgjuat, shkuan të kontrollojnë Erion Veliajn, i la 1 orë e gjysëm tek dera.
Në një kohë kur kryetarin e partisë së dytë më të madhe opozitare, e morën pa mandat arresti.
Nuk është e vërtetë, nuk i kanë paraqitur asnjë mandat. E rrëmbyen, e zvarritën, e goditën vetëm për të terrorizuar qytetarët.
Aty pritën 1 orë e gjysëm, 2 gjer sa Velica u hapi derën dhe çfarë thanë? I morëm telefonin.
Shkoi aty, e kam thënë dhe e them prap, shkoi eksponenti i klanit të Xibrakës dhe i tha Edi Ramës, se të gjithë dokumentet që ekzistojnë për pjesëmarrjen e Olsi Ramës, në klanin e Xibrakës, do të publikohen nëse nuk tërhiqesh.
Dhe Edi Rama u tërhoq.
Kanë shkuar në Harabel, në galerinë e saj.
Thasë me euro. 220 e sa mijë euro. Salla sa kjo për masazhe, galeri arti. Për masazhe, tajlandezë. Absolutisht po.
Galeria duhet të ishte e artit gjoja.
Por tani çfarë po bëjnë? Në këtë moment që po flas me ju, po bëjnë çdo përpjekje që 220 mijëshin ta shkruajnë 20 mijë.
Kjo është e vërteta, janë mbledhur anëtarët e organizatës kriminale të Skapit dhe tani duan të ndryshojnë dokumentet.
Në një kohë kur, u numëruan, u regjistruan 220 mijë dhe tani duan ti bëjnë 20 mijë.
U ndala jo për të shuar kuriozitetin e qytetarëve, por për të treguar se çfarë tensionesh ka mes tyre, çfarë beteje kriminale ka midis tyre.