Tensionet në Kuvend/ Noka gjuajti me shishe Ballën, seanca shtyhet për të hënën
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Shkurt 2025, 14:44
Është shtyrë për ditën e hënë në orën 10:00 seanca parlamentare.
Në seancën e sotme të Kuvendit, ka pasur përplasje të forta verbale mes deputetëve.
Në qendër të debateve ka qenë arrestimi i kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, por edhe çështje të tjera të ditës.
Kulmi i tensioneve arriti, kur deputeti i PD Flamur Noka gjuajti me shishe uji mbi deputetin socialist Taulant Balla.
Incidenti u ndërpre pas ndërhyrjes të Gardës së Republikës, ndërsa Spiropali shtyu seancën.