Telefonata me Cameron, Begaj: Diskutuam për forcimin e mëtejshëm të lidhjeve tona si aleatë të vjetër të NATO-s

Telefonata me Cameron, Begaj: Diskutuam për forcimin e mëtejshëm

Presidenti Bajram Begaj,  përmes një postimi në plaftormën ‘X’, ka zbuluar detaje nga diskutimet me sekretarin e jashtëm britanik David Cameron, të cilin nuk arriti ta takonte në Tiranë, pasi këtij të fundit iu desh të largohej me urgjencë në Londër për mbledhjen e qeverisë.

Begaj shprehet se me Cameron ka diskutuar për forcimin e mëtejshëm të lidhjeve mes dy vendeve, ndërsa shprehu mirënjohje ndaj Britanisë për mbështetjen e fuqishme të Mbretërisë së Bashkuar në mbrojtje, siguri kibernetike, polici dhe reformën gjyqësore.

“Kisha një telefonatë sot me Zotin David_Cameron, Sekretari Britanik i Shtetit për Çështjet e Jashtme, Komonuelthit dhe Zhvillimit.

Ne diskutuam për forcimin e mëtejshëm të lidhjeve tona si aleatë të vjetër të NATO-s.

Mirënjohës për mbështetjen e fuqishme të MB në mbrojtje, siguri kibernetike, polici dhe reformën gjyqësore, krahas përpjekjeve tona të përbashkëta për të luftuar krimin dhe korrupsionin.

Rritja e trupave të Mbretërisë së Bashkuar në KFOR vlerësohet veçanërisht”, shkruan Begaj.

EMISIONET