Tabaku: Vota e Diasporës prioritet për PD-në, mazhoranca do ta kontrollojë me patronazhistë
E ftuar në Ora News, deputetja demokrate Jorida Tabaku u shpreh se tashmë në PD një prioritet kryesor është regjistrimi dhe vota e diasporës.
Ajo shtoi se është ngritur një databazë lidhur me votën e diasporës për të stimuluar votimit dhe pas regjistrimit në këtë databazë të vjen automatikisht informacioni për tu regjistruar në KQZ.
Tabaku: Nëse sot vota e diasporës është e mundur kjo vjen për shkak të insistimit të PD-së. PS duke përdorur ambasadat dhe sistemet e patronazhimit është duke vepruar si këtu për të kontrolluar votën e diasporës. Jam e sigurt që se ata që jetojnë jashtë vendi9t kanë një ndjeshmëri për të dhënat personale dhe në dijeninë time kanë qenë skeptikë për të ndarë të dhënat me përfaqësuese të PS-së. Është një masë dhe grup njerëzish që janë larguar gjatë këtyre 12 viteve të fundit për shkak të keqqeverisjes.
Procesi thelbësor është regjistrimi se mund të ketë shumë persona që duan të vetojnë. Ne duhet të përpiqemi t’i informojmë se si do të votojnë sepse vota e tyre do të vijë pas një regjistrimi në KQZ. Ne kemi ngritur një databazë lidhur me votën e diasporës për të stimuluar votimit. Pas regjistrimit në këtë databazë të vjen automatikisht informacioni për tu regjistruar në KQZ. Të gjitha degët e PD-së janë duke punuar dhe puna e tyre primare ka qenë identifikimi i atyre familjeve që janë larguar.