Sporti në vëmendje, Gjiknuri: Do rrisim pagat, në Elbasan me terrene të reja

Kandidatët e PS-së për kryetar bashkie në qarkun e Elbasanit kanë premtuar më shumë terrene sportive nëse do të fitojnë  zgjedhjet. Në takimin me trajnerë, futbollistë e peshëngritës, ata shtuan edhe premtimin e dhënë prej kryeministrit Edi Rama për rritjen e pagave.

Drejtuesi politik i socialistëve për qarkun e Elbasanit fushatën e kësaj të enjte e përqendroi në takimin me sportistët.

Së bashku me kandidatët për kryetarë bashkie, Damian Gjiknuri shtoi se pas votimeve puna do të vijojë me rritjen e pagave dhe kushteve të punës.

Dy kandidatët për kryebashkiak shprehen se një vëmendje të veçantë do ti kushtojnë terreneve sportive.

Duke folur për kundërshtarët, edhe një herë ata theksuan se vota për opozitën do të thotë kthim pas.

zgjedhjet e 14 majit fushata zgjedhore

EMISIONET