Spiropali prezanton Majkon në Kavajë: Gati për fitoren më të veçantë të Qarkut Tiranë

Spiropali prezanton Majkon në Kavajë: Gati për fitoren më

Pandeli Majko, pasi u largua nga pozita e drejtorit politik në qarkun e Kukësit nga Kryeministri Edi Rama, ka marrë përsipër drejtimin e fushatës zgjedhore të Partisë Socialiste në Kavajë.

Këtë njoftim e ka bërë të ditur Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, e cila është gjithashtu drejtuese politike në qarkun e Tiranës.

Në një postim në rrjetet sociale, Spiropali shkruan: “Kavajë – Bashkë me Pandin dhe Asamblenë e Zgjeruar Socialiste, gati për organizimin dhe fitoren më të veçantë të Qarkut Tiranë”.

EMISIONET