SPAK kërkon arrestimin e ish-zv. kryeministrit, avokatët zbulojnë arsyen pse Ahmetaj u largua nga Shqipëria
Nga Mola Luku Përditësimi i fundit 12 Korrik 2023, 17:03
Teksa SPAK ka kërkuar autorizim nga Kuvendi për arrestimin e ish-zv. kryeministrit Arben Ahmetaj, një ditë më parë avokatët e këtij të fundit konfirmuan se ai është larguar nga Shqipëria.
Ndërkohë në mbledhjen e sotme të këshillit të Mandateve, për të dytën ditë rradhazi, ku do të diskutohet kërkesa e SPAK për t’i hapur rrugë arrestimit, avokatët e Ahmetajt kanë pohuar se ai është larguar nga vendi për arsye familjare.
Sakaq, ata nuk kanë dhënë detaje se ku ndodhet Ahmetajt.