SPAK i "djeg" mandatin e tretë PS, Vatnikaj: Çyrbja ka pasur dijeni për kallëzimin që ka bërë Paloka, i takon punës si drejtor i Hipotekës...

I ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Drejt” në “Ora News”, ishte gazetari Edison Vatnikaj, për të folur për dorëzimin e mandatit të deputetit të Partisë Socialiste që përfaqëson zonën e Shijakut, në kuadër të deputetëve të qarkut të Durrësit, zoti Çyrbja.

“Ne kemi marrë informacion më herët që zoti Çyrbja do të vijë në Prokurorinë e Posaçme. Ai ka ardhur në orën 10.00 i pashoqëruar nga asnjë makinë apo person. Ka shkuar i vetëm. Gjatë shoqërimit që është bërë deri në derën e Prokurorisësë Posaçme e kam filmuar unë dhe e kam pyetur se cila është arsyeja e vizitës. Ai është shprehur se nuk ka dijeni, por ai ka pasur dijeni që do të shkojë për të dhënë deklarime si person që ka dijeni për një kallëzim që ka bërë zoti Paloka në vitin 2021. Është një kallëzim që është bërë sa i takon punës së tij që ka qenë si drejtor I hipotekës së Durrësit, ku nëpërmjet disa praktikave ka mbivendosur prona dhe për ta bërë kallëzimin ndoshta më të plotësuar zoti Paloka ka dorëzuar në SPAK 5 praktika”, tha Vatnikaj.

 

EMISIONET