Spaho: Rama ra në gropën që hapi vetë, Berisha ja tha mesazhet e veta komunitetit europian

Deputeti demokrat, Edmond Spaho, thotë se përkundër incidentit opozita përcolli mesazhet që donte.

Në "Ora e Betit" në Rtv Ora, Spaho tha se Rama ra në gropën që tentoi ti hapte opozitës.

Spaho: Protesta i dha mesazhet. Berisha në fjalën e tij ja tha të gjitha ato që donte t'ja thoshte komunitetit ndërkombëtar. Qëllimi ishte të komunikonte me kryeministrat e Europës. Edi Rama ka rënë vetë në gropë, nxiti një incident ku opozita nuk ra në grackë, nuk shkoi të përplasej me forcat e rendit nga nxjehja e gjaqeve. Berisha doli dhe tha dy-tre fraza, pastaj u ka bërë shenjë organizatorëve të protestës që mbajini njerëzit larg gardhit të policisë. Edhe në kushtet ku ndodhej kishte kujdes që protesta të ishte paqësore. Jam thellësisht i bindur që është provokacion politik për ti thënë Europës që kjo është opozita orientaliste e Shqipërisë dhe ky është oksidentalisti ku duhet të mbështeten dhe ta mbështesin dhe në të ardhmen siç kanë vepruar deri tani.

Lidhur me shëndetin mendor të agresorit, Spaho thotë se ka pikëpyetje, duke kujtuar se në shkurt të këtij viti ai ka marrë patentën.

Spaho: Ka dy dokumenta. Një të një institucioni privat shëndetësor ku thotë se është mjekuar herë pas here me doza të lehta. Dokumenti tjetër që është lëshuar nga një komision me tre veta ku një nga verifikimet kryesore që bëhen është gjendja e shëndetit mendor. Është në shkurt. Komisioni ka sistem pyetjesh me të cilat vërteton këto çështje. Imagjinoni një njeri me probleme të tilla merr timonin dhe del në rrugë çfarë mund të shkaktojë.

Spaho shtoi se Gert Shehu është kontigjent i policisë kriminale dhe të dhënat do bëhen publike shumë shpej, duke ju referuar edhe paralajmërimit që bënë hakerat iranianë.

Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.

EMISIONET