Spaho për dhunuesin e Berishës: Nëse ai vret njerëz, me këtë vërtetim do ti thotë policisë më lironi?!

Deputeti, Edmond Spaho, thotë se sulmi i të riut Gert Shehu ndaj liderit të opozitës Berisha është i pajustifikuar, qoftë me probleme të shëndetit mendor apo jo.

Në "Ora e Betit" në Rtv Ora ai thotë se po kaq i dyshimtë dhe i paprecedent është vërtetimi mjekësor që u bë publik.

Spaho: Dhe kur je i sëmurë mendor dhe bën një krim, shkel ligjin dhe rregullin duhet të lëshosh një vërtetim të tillë? Nuk njoh mjek të kësaj fushe, ata lëshojnë epikrizë, kanë kartela, japin receta për të hequr medikamentet e nevojshme për tu kuruar por që të lëshohej një vërtetim i tillë. Pse duhet të justifikojmë veprimin e tij se ky paska këtë vërtetim? Ky do të vrasë një njeri nesër nëse qenka i sëmurë, do ti nxjerrë këtë vërtetimin policisë dhe ti thotë më lëshoni. Kjo është qesharake. Tregon se është përgatitur për të justifikuar veprimet e tij.

Spaho thotë se nuk ka besim që prokuroria do ta zbardhë këtë ngjarje.

Spaho: Prokurorinë dhe SPAK i kemi parë si kanë hetuar. Nuk shpresoj fare të zbardhet ngjarja.

Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.

EMISIONET