Spaho: Kuvendi po mbron Olta Xhaçkës, Rama nuk vjen në interpelancë se ka diçka për të fshehur

Në një intervistë për Ora News, deputeti demokrat Edmond Spaho u shpreh se Kuvendi në kundërshtim me kushtetutën, e ka bllokuar mandatin e Olta Xhaçkës për mbi 1.5 vite.

Ai shtoi se Rama nuk pranon që të vijë në interpelancë dhe të sqarojë shqiptarët për një akuzë shumë të rëndë pasi ka diçka për të fshehur.

Spaho: Kuvendi në kundërshtim me kushtetutën dhe vendimin e mëparshme, e ka bllokuar mandatin e Olta Xhaçkës për mbi 1.5 vite, bashkëshorti i së cilën ka marrë statusin e investitorit strategjik. I duhej hequr mandati si me rastet e tjera, por ka pasur mbrojtjen e Ramës. Rama së bashku me ministren aso kohe, ai e mbrojti hapur fare dhe të njëjtën gjë ka bërë edhe Kuvendi. Po e futën në lojën e zvarritjen, janë mjeshtra për të mos e gjykuar kurrë si gjë.

Nëse kjo do të kishte ndodhur në një vend tjetër, kryeministri duhet të kishte dhënë dorëheqjen. Këtu nuk ndodh, por shkojnë dhe kallëzojnë kallëzuesin që dha provat e prokurorisë për SAPK-un. SPAK duhet të japë shpjegime dhe jo të marrë veprime hakmarrëse. Nuk pranojnë që të vijnë në interpelancë dhe të sqarojë shqiptarët për një akuzë shumë të rëndë dhe kjo do të thotë se ka diçka për të fshehur.

EMISIONET