Sot mblidhet grupi i dialogut për votën e Diasporës, Celibashi: Të bëhet përmes aplikacionit

Sot mblidhet grupi i dialogut për votën e Diasporës, Celibashi:

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirian Celibashi propozon që vota e diasporës të realizohet përmes një aplikacioni, i cili do të ruajë anonimatin dhe do të ketë të gjitha garancitë që parashikon ligji.

Në një prononcim për mediet, Celibashi ka sqaruar dhe propozimin e tij për votën e diasporës.

“Për mua mënyra më e mirë është ajo e dërgimit të fletës së votimit përmes një aplikacioni.

Procesi është i garantuar nga ana teknike, i kriptuar i gjithë komunikimi.

Ata që e njohin teknologjinë e informacionit e kuptojnë se kjo është e bëshme. Votuesi që e merr fletën në llogarinë e vetë, ku ka bërë regjistrimin si votues, mund ta ridërgoj fletën në KQZ përmes këtij sistemi, por edhe mund ta printojë, ta fusi në zarf dhe ta nisi me postë këtu në KQZ”, tha Celibashi.

“Personalisht, kjo s’do të thotë që nëse tjerët e mendojnë ndryshe nga unë që si qëndron ideja.

Votimi përmes postës, veçmas kostove, që janë më të mëdha, implikon dhe probleme të tjera të faktit që nëse s’kemi adresë nuk voton dot. Unë s’mund ta dërgojë fletën e votimit nëse nuk më thua se ku banon dhe ku jeton.

Kjo mënyrë, ajo çfarë unë i propozojë grupit negociator, për mendimin tim është më me sens praktikë dhe ofron të gjitha garancitë që duhen”, u shpreh Celibash.

“Procesi i regjistrimit të atyre votuesve që duan ta ushtrojnë të drejtën e votës jashtë Shqipërisë, mund të regjistrohen dhe në opinionin tim duhet të regjistrohen ën KQZ përmes një platforme që do ta ndërtojë ky institucion”, tha Celibashi.

“Nëse Kuvendi s’i bën plotësimet për çështjen e votimit nga jashtë brenda këtij sesioni, thuaj se me siguri absolute votimi nga jashtë për zgjedhjet e vitit 2025 nuk do të mund të realizohet.

Nuk e them dot me garanci 100%. Duhet që brenda fundit të korrikut kur mbyllet ky sesion për ta bërë të mundur këtë votimin e diasporës.

Mund të bëhen dhe në shtator nëse ato i hapin rrugën këtij votimi, por sistemet që do duhet të ndërtohen, kërkon më shumë se 5 apo 6 muaj kohë”, tha Celibashi.

Këtë pasdite është mbledhur në Kuvendin e Shqipërisë grupi i dialogut mazhorancë-opozitë për të vijuar diskutimet për votën e diasporës, ku pjesëmarrës është edhe kreu i KQZ, Ilirian Celibashi.

Pjesë e diskutimeve janë mënyra e votimit, çështja e regjistrimit të votuesve nga jashtë, si dhe siguria e votimit.

Opozita ka shprehur kundërshtitë e saj për votën e diasporës përmes postës.

Grupi i diskutimit pritet që pas Celibashit, të ketë dëgjesa dhe me institucione të tjera që kanë lidhje me votën e diasporës.

EMISIONET