“Socialistët në stadium”, Berisha-tifozëve: Thërrisni në stadium "Rroftë kombëtarja, poshtë hajdutët"

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se një pjesë e kabinetit qeveritar do jetë nesër në stadium për të parë kombëtaren shqiptare në Gjermani. Për këtë, ka pasur një thirrje për tifozët shqiptarë që do të jenë nesër në stadium.

“Miqtë e mi, nesër është një ditë shumë e veçantë për futbollin shqiptar dhe për shqiptarët. Le të urojmë ne nga zemra ekipin tonë kombëtar, lojtarët, kapitenin, trajnerin Silvinjo, federatën për suksesin që meritojnë. Ata siç e dini, janë në grupin e më të fortëve. Por në fakt aty e kanë vendin, aty u takon dhe u uroj shumë suksese nesër.

Uroj tifozët kuqezi, mirënjohje për Gjermaninë që anuloi përdhosjen e simboleve dhe himnit të tyre nga kryehajduti i kombit, Edi Rama.

Fansat kuqezi janë energjia e pashtershme e ekipit tonë. Iu bëj thirrje në rast se Edi Rama me bandën e tij duket kund në stadium, slogani juaj duhet të jetë: Rroftë kombëtarja, poshtë hajdutët! Jashtë hajdutët! Se kështu ju zhvilloni mbështetjen më të fuqishme për ekipin, por edhe për kombin aty ku jeni”, tha Berisha.

Për prezencës e socialistëve në stadium ka pasur shumë akuza. Gazment Bardhi në Kuvend tha se ky institucion ka shkelur çdo rregull, pasi bëri seancën të mërkurën, me qëllim që mazhoranca të ishte në stadium. Një gjë e tillë sipas opozitës, është absurde.

EMISIONET