“S’jemi prokurori”, deputeti i PS-së: Respektuam vendimin e Kushtetueses me mandatin e Xhaçkës
Në një intervistë me Ora News, deputeti socialist Lavdërim Krrashi u shpreh se deputetët dhe parlamenti nuk është gjykatë e prokurori dhe ka detyrime ndaj gjykatës kushtetuese.
Ai shtoi se kuvendi të enjten nuk ka bërë gjë tjetër veçse se ka respektuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese në raport me mandatin e Olta Xhaçkës.
Krrashi: Ajo që ndodhi ka nevojë që të sqarohet. Ne jemi deputetë dhe parlamenti nuk është gjykatë e prokurori dhe ka detyrime ndaj gjykatës kushtetuese. Ne nuk vëmë në dyshim vendimet e Kushtetutës. Kolegia Xhaçka është deputete e PS-së dhe nga këtu bëhen argumente politike.
Kuvendi të enjten nuk ka bërë gjë tjetër veçse se ka respektuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Deputetja Xhaçka është paraqitur në Kushtetuese dhe ka argumentuar atje me përfaqësuesin ligjore pse nuk ka konflikt për mandatin e saj. Parlamenti ka marrë një vendim