Silvi Bardhi: Edi Rama mban pranë vetes njerëz të papërgatitur, të pashkolluar

Anëtarja e Këshillit Kombëtar Silvi Bardhi mbajti sot fjalimin e saj në tubimin poshtë shtëpisë së liderit demokrat Sali Berisha.

Bardhi ndër të tjera u shpreh se prej 12 vitesh Edi Rama i ka shërbyer vetëm vetes, për interesin e tij personal dhe se ka rreth  vetes njerëz të papërgatitur, njerëz të pashkolluar , pa dinjitet.

Bardhi: Kam 12 vjet që shërbej me shpirt, jam familjare kam dy fëmijë të vegjël, si unë ka shumë nëna që si unë kanë sakrifikuar familjet e tyre sepse ne e ndjejmë  Ne nuk kemi asnjë interes për të ardhur çdo natë këtu si të gjithë ju demokratë, nëna, motra, vëllezër. Ju vini se e ndjeni , dhe kjo përcillet në çdo familje shqiptare. Jo vetëm në Shqipëri dhe jo vetëm tek ata që kanë mundësi të vijnë, por dhe jashtë. Ne kemi njerëzit tanë që jetojnë atje dhe presin me shumë shpresë që çdo gjë të ndryshojë në Shqipëri. Kjo është ajo që ne e presim dhe këtu.  Duke u përballur më shumë vështirësi, duke filluar nga buka e gojës , deri te transporti, shëndetësia, arsmi, çdo gjë.

Çfarë funksionon këtu? Asgjë. Arsyeja pse janë larguar 1 milion shqiptar është sepse këtu mungon çdo gjë. Janë 12 vite, në të cilat Edi Rama i ka shërbyer vetëm vetes, për interesin e tij personal. Sot, i ka rreth  vetes njerëz të papërgatitur, njerëz të pashkolluar, pa dinjitet, njerëz që kënaqen me vuajtjen tonë. Njerëz që e përdhosin gjithë këtë takim këtu. Kjo nuk është një kauzë e vogël, por shumë e madhe. Sali Berisha nuk është vetëm një emër, është frymë. 

EMISIONET