Shtyhet sërish seanca për Berishën, avokati i ish-kryeministrit: Gjykata kërkon t’i djegë mandatin

Është shtyrë seanca në lidhje me kërkesën e ish-kryeministrit Sali Baerisha në lidhje me ndryshimin e masës së sigurisë.

Gjykata konstaton qe ne fletëthirrje nuk është vendosur qe Berisha te perfaqesohet ne mungesë nga avokatet.

Avokati i tij Genc Gjokutaj u shpreh për mediat se gjyqtari i vërtetë i kësaj çështjeje është kryeministri Edi Rama.

Gjokutaj: Sot kishim seancën e shtyrë nga seanca e kaluar për revokimin e masës së sigurisë arrest shtëpie për Berishën.

Gjykata nuk e pranoi arsyetimin që ne ta përfaqësojmë në mungesë.

Në qëllimin e saj që i ka vendosur vetes për të djegur mandatin e Berishës, e shtyu sërish pa asnjë shkak ligjor.

https://youtu.be/5ej6GlyL60o

EMISIONET